(Translated by https://www.hiragana.jp/)
Londra - Wikipedia

Londra

kryeqyteti
(Përcjellë nga Londër)
This is the stable version, checked on 2 gusht 2023. 1 pending change awaits review.

Londra është kryeqyteti dhe qyteti më i madh i Anglisë dhe Mbretërisë së Bashkuar. Ajo qëndron në lumin Thames në Anglinë juglindore në krye të një grykëderdhjeje 50 milje (80 km) deri në Detin e Veriut dhe ka qenë një vendbanim i madh për dy mijëvjeçarë.[8] Qyteti i Londrës, qendra e tij e lashtë dhe qendra financiare, u themelua nga romakët si Londinium dhe ruan kufijtë afër atyre mesjetarë. Që nga shekulli i 19-të, "Londra" i është referuar gjithashtu metropolit rreth kësaj bërthame, të ndarë historikisht midis qarqeveMiddlesex, Essex, Surrey, Kent dhe Hertfordshire,[9] që përfshin kryesisht Londrën e Madhe,[10] i qeverisur nga Autoriteti i Londrës së Madhe. Qyteti i Westminsterit, në perëndim të qytetit të Londrës, ka mbajtur për shekuj me radhë qeverinë dhe parlamentin kombëtar.

Londra
Nga sipër majtas: Qyteti i Londrës, Tower Bridge, Syri i Londrës dhe Pallati i Westminster
Londra is located in Earth
Londra (Earth)
Koordinatat: 51°30′26″N 0°7′39″W / 51.50722°N 0.12750°W / 51.50722; -0.12750
ShtetiBritania e Madhe Mbretëria e Bashkuar
VendiAnglia Anglia
RajoniLondra
QarqetLondra e Madhe
Qyteti i Londrës
I vendosur nga Romakët47 e.r.[2]
si Londinium
DistriktetQyteti i Londrës dhe 32 komuna
Qeveria
 • LlojiKryesia ekzekutive dhe asambleja konsultative brenda monarkisë kushtetuese unitare
 • TrupiAutoriteti i Londrës së Madhe
Kryetari Sadiq Khan (L)
Asambleja e Londrës
Sipërfaqja
 • Gjithsej1.572 km2 (607 sq mi)
 • Sipërfaqe urbane
1.737,9 km2 (6,710 sq mi)
 • Metro
8.382 km2 (3,236 sq mi)
 • Qyteti i Londrës2,90 km2 (110 sq mi)
 • Londra e Madhe1.569 km2 (606 sq mi)
Lartësia mbidetare11 m (36 ft)
Popullsia
 (2021)[5]
 • Gjithsej8.961.989[1]
 • Dendësia5.666/km2 (1.467/sq mi)
 • Popullsia urbane
9.950.000
 • Metro
14.257.962[4] (1-rë)
 • Qyteti i Londrës
8.706 (67-të)
 • Londra e Madhe
9.425.622
Emri i banorëveLondinez
GVA (2019)
 • Gjithsej£503 miliardë
($642 miliardë)
 • Per capita£56,199
($71,733)
Zona kohoreUTC (Greenwich Mean Time)
 • Verës (DST)UTC+1 (Koha Verore Britanike)
IZHNJ (2017)0.965[7]very high
Faqja zyrtarewww.london.gov.uk

Londra, si një nga qytetet globale të botës, ushtron ndikim të fortë në artet, tregtinë, arsimin, argëtimin, modën, financat, kujdesin shëndetësor, median, turizmin dhe komunikimin e saj. PBB-ja e saj (801.66 miliardë euro në 2017) e bën atë ekonominë më të madhe urbane në Evropë dhe një nga qendrat kryesore financiare në botë. Në vitin 2019, ai kishte numrin e dytë më të madh të individëve me vlerë jashtëzakonisht të lartë neto në Evropë pas Parisit dhe numrin e dytë më të lartë të miliarderëve të çdo qyteti në Evropë pas Moskës. Me përqendrimin më të madh në Evropë të institucioneve të arsimit të lartë, përfshin Imperial College London në shkencat natyrore dhe të aplikuara, Shkollën Ekonomike të Londrës në shkencat sociale dhe Kolegjin Universitar të Londrës. Qyteti është shtëpia e hoteleve më 5 yje të çdo qyteti në botë. Në vitin 2012, Londra u bë qyteti i parë që priti tre Lojërat Olimpike Verore.[11]

Popullsia e mesit të vitit 2018 të Londrës së Madhe prej rreth 9 milionë banorësh,[5] e bëri atë qytetin e tretë më të populluar të Evropës. Ajo përbën 13,4 për qind të popullsisë së Mbretërisë së Bashkuar. Zona e Ndërtuar e Londrës së Madhe është e katërta më e populluar në Evropë, pas Stambollit, Moskës dhe Parisit, me 9,787,426 banorë në regjistrimin e vitit 2011. Zona metropolitane e Londrës është e treta më e populluar në Evropë pas Stambollit dhe Moskës, me 14,040,163 banorë në 2016.

Londra ka katër Vende të Trashëgimisë Botërore: Kulla e Londrës; Kew Gardens; Pallati i Westminster, së bashku me Westminster Abbey, dhe Kisha e Shën Margaretës; dhe vendbanimi historik në Greenwich, ku Observatori Mbretëror, Greenwich përcakton Meridianin Kryesor (gjatësi 0°) dhe Greenwich Mean Time. Pika të tjera referimi përfshijnë Pallatin Buckingham, Syri i Londrës, Cirku Piccadilly, Katedralja e Shën Palit, Tower Bridge dhe Sheshi Trafalgar. Ka shumë muze, galeri, librari dhe vende sportive, duke përfshirë Muzeun Britanik, Galerinë Kombëtare, Muzeun e Historisë Natyrore, Tate Modern, Libraria Britanike dhe West End theatre. London Underground është sistemi më i vjetër i tranzitit të shpejtë në botë.

Historia

Redakto

Romakët (43 p. e. s – 410)

Redakto

Anglia ke qenë e pushtuar nga Romakët. Në fillim ato u vendosën në Kent dhe pastaj levizën afër lumit Thames. Ato krijuan ngulimet e para afër lumit dhe e quajtën vendin Londinium (Londër). Romakët ndërtuan rrugët, portin dhe një urë mbi lumin Thames.

Në vitin 61 e. s vendasit bënë kryengritje kundër Romakve. Ato dogjën Londinium dhe vranë të gjithë popullsine. Megjithatë, Romakët e ri-pushtuan dhe e ri-ndëtuan prapë qytetin këtë radhë duke I shtuar dhe një mur për mbrojtje. Romakët e sunduan Anglinë deri vitin 410 e. s.

  • Në kohën e Romakve Londra kishte nje popullsi prej 12,000-20,000
    • Lumi Thames ishte 300 m i gjerë (sot është 100 m)

Saksonët dhe Vikingët (450–1066)

Redakto

Në shekullin e 5-të Anglo-Saksonët u vendosën në perëndim të Londiniumit dhe formuan qytezën e Lundewic. Shtëpitë e tyre ishin kryesisht prej druri. Në vitin 842 Vikingët e Danimarkës e sulmuan Londrën dhe vodhën shume sende.

Ato u kthyen në 851 dhe këtë radhë dogjën një pjesë të madhe të qytetit. Mbreti Alfred i mundi Vikingët në 878 dhe të dy palët e ndanë shtetin midis tyre.

Vikinget morrën Lindjen e Anglise (përfshi këtu dhe Londrën) kurse Alfredi morri Jugun dhe perëndimin.

Pavarësisht, traktatit të paqes Alfredi sulmoi Vikingët dhe pushtoi Londrën në 886. Ai riparoi muret e vjetra që I kishin lënë Romaket. Në vitin 1016 Vikinget sulmuan Londrën por Saksonet u rezistuan atyre Vikingët dhe Saksonët sunduan Anglinë së bashku deri në 1042, kur Edward The Confessor u bë mbret i të dyja palëve.

Tudorët E Londrës (1485–1603)

Redakto

Henri VII u bë mbret ne 1485. Pas tij mbret u bë Henri i VIII. Ato ishin mbretrit e parë Tudor (Tudor kishin mbiemrin). Nën sundimin e Tudorve Londra u fuqizua. Ajo u bë qendër për tregti dhe qeverisje.

Gjithashtu, teatri u bë shumë popullor me ndihmën e William Shakspeare. Veprat e Shekspirit u shfaqën në teatrin e famshëm The Globe (Globi).

Në fund të sundimi të Tudorve Londra kishte 200,000 banorë. Lumi Thames u bë shume I rëndësishëm në kohën e Tudorve sepse flota u zhvillua dhe anije u nisën për të zbuluar vënde te reja.

Stuart London (1603–1649, 1660–1714)

Redakto

Mbreti i parë I Stuartve Xhames I (James) erdhi ne fuqi ne 1603. Ai e bashkoi Anglinë me Skocinë meqë ai ishte edhe mbret I Skocisë në të njëjtën kohë. Në 1605 një grup njërezish tentuan ta hedhin në erë mbretin me gjithë Shtëpinë e Parlamentit (House of Parliament) por pa sukses.

Pas James I ne 1625 Charless II erdhi ne fuqi. Fatkeqsisht, lufta civila plasi ne 1642 midis mbeshtetesve te mbretit dhe forcat e Parlamentit te udhehequr nga Oliver Cromwell. Mbreti humbi dhe ju hoq koka në 1649. Monarkia u rivendos në 1660.

Sëmundje dhe zjarre

Redakto

Londra ka vuajtur nga zjarret dhe sëmundjet epidemike.

Në 1665 The Great Plague vrau rreth 70,000 njerëz. Epidemia u perhap nga minjtë që u sollen nga anijet që merreshin me tregti. Sëmundja u perhpap shume shpejtë se njerzit jetonin afër njeri tjetrit dhe standartet e higjenës ishin shumë të uleta.

Në 1666 Zjarri I Madh I Londrës (Great Fire Of London) shkatërroi gjysmen e qytetit. 13,200 shtëpi, 430 rrugë, dhe 89 kisha u dogjën. Zjarri, në fillim qe I vogël por u zmadhua dhe vazhdoi për 4 ditë.

King Charless II komandoi që të gjitha shtëpitë më pas të ndërtoheshin me gure dhe jo me dru që kjo fatkeqësi mos të ndodhte më.

Londra e Gjeorgjve (1714–1837)

Redakto
 
Londra në 1751

Në vitin 1714 George I u be mbret. Ai krijoi një rrjesht Mbretërish dhe Mbretëreshas të cilët sunduan Aglinë deri ne 1837. Në këtë periudhë Britania u bë një shtet I fortë dhe me ndikim te madh me Londrën si vënd kryesor tregtie.

Londra u rrit shpejt në mase dhe popullsi në këtë periudhë. Në vitin 1801 Londra arriti në 1,000,000 banorë. Tregtarët u pasuruan dhe shumica jetonin në West End. Pjesa tjetër e popullsisë ishte në mjerim të madh. Me mijëra jetonin në vënde të pista ku sëmundjet, krimi dhe pijanecet ishin pjesë e jetës se përditshme.

Në këtë periudhë u ndërtuan shumë shtëpi të reja. Këto shtëpi ishin të larta dhe kishin nga tre dritare. Gjithashtu u ndërtuan shume spitale që egzistojnë edhe sot.

Londra e Viktoriës (1837–1901)

Redakto
 
The Houses of Parliament në 1890

Në vitin 1837, Viktoria u bë mbretëreshë e Anglisë në moshën 18 vjeç. Periudha që ajo mbreterori quhet era Viktoriane. Në atë kohë Londra u zhvillua shumë shpejt nga ana e tregtisë the industrisë. Transporti dhe ndriçimi u përmirsuan gjithashtu. Kur Viktoria vdiq në 1901 Londra ishte një qytet shumë I ndryshuar.

Në kohen e Viktories Londra u zgjërua shumë sepse industria u zhvillua dhe trenat e lidhnin qytetin me të gjitha anët e Britanisë. Shumica e ndërtesave që egzistojnë sot u ndërtuan në kohen e Viktories. Më e famshja eshte Shtëpia e Parlamentit që u ndërtua në 1834 sepse e para qe djegur nga zjarri.

Në 1840 drita me gaz përdoreshin për të ndriçuar rrugët e Londrës. Rryma elektrike u përdor për herë të parë në Holborn në 1883.

Metroja e parë në botë (The Tube) u hap në 1862. Në fillim trenat punonin me avull por sistemi u elektrizua ne 1890–1905.

Shekulli I 20-të

Redakto

Në këtë shekull Londra u bë edhe më e madhe. Shume njerëz u spostuan në qytet dhe udhëtonin me makina ose trena. Qyteti ndryshoi gjithashtu, ndërtesat e reja u zunë vendin atyre që u shkatërruan nga lufta.

Lufta I Botërore

Gjate kësaj lufte 1835 njerëz u vranë nga sulmet ajrore.

Lufta II boterore

800,000 fëmije u nxorren jashtë Londre. Ne fund te luftes 30,000 njerëz u vranë dhe shumica e ndërtesave u prishën nga sulmet ajrore.

Londra E Milleniumit

Redakto

Në fillim të Milleniumit Londra vazhdon të zhvillohet. Në Londër jetojnë më shumë se 7,000,000 njerëz duke e bërë atë qytetin më të madh në Britani. Londra është nje qytet I madhe Europian dhe një destinacion I njohur turistik sepse e vjetra më te renë janë të bashkuara se bashku.

Ekonomia

Redakto

Londra është një qendër e madhe për biznes dhe tregti. Pas Nju Yorkut, Londra është qendra financiare më e madhe ne botë.

Londra prodhon 20% PBB të Britanisë se Madhe.

Demografia

Redakto

Popullsia e Londrës u rrit ndjeshëm në fillimin e shekullit 20.

Në vitin 1939 popullsia e Londrës ishte 8,615,245. Në vitin 2006 zyrtarisht në Londer banonin 7,512,400 njerëz. Densiteti i popullsisë është 4,761 njerëz për km².

Londra renditet në vendin e 25-të në botë për popullsi. Gjithashtu, Londra njihet për jetën më të shtrenjtë në botë dhe numrin e madh të billionerëve, që jetojnë në të.

Londra përman gjithsej 33 komuna (boroughs):

Komunat e Londrës
 

Panoramë

Redakto
 


Referime

Redakto
  1. ^ "Estimates of the population for the UK, England and Wales, Scotland and Northern Ireland – Office for National Statistics". www.ons.gov.uk (në anglisht).
  2. ^ Number 1 Poultry (ONE 94), Museum of London Archaeology, 2013. Archaeology Data Service, The University of York.
  3. ^ "London weather map" (në anglisht). The Met Office. Arkivuar nga origjinali më 3 gusht 2018. Marrë më 26 gusht 2018.
  4. ^ "Metropolitan Area Populations" (në anglisht). Eurostat. 18 qershor 2019. Marrë më 4 dhjetor 2019.
  5. ^ a b "Estimates of the population for the UK, England and Wales, Scotland and Northern Ireland" (në anglisht). Zyra për Statistikat Kombëtare. 28 shtator 2018. Marrë më 15 gusht 2019.
  6. ^ Fenton, Trevor. "Regional economic activity by gross domestic product, UK: 1998 to 2019, UK- Office for National Statistics". www.ons.gov.uk (në anglisht).
  7. ^ Sub-national HDI. "Area Database – Global Data Lab". hdi.globaldatalab.org (në anglisht).
  8. ^ "Roman London" (në anglisht). Museum of London. n.d. Arkivuar nga origjinali më 22 mars 2008.
  9. ^ "The baffling map of England's counties". BBC News (në anglishte britanike). 2014-04-25. Marrë më 2021-09-25.
  10. ^ "London Government Act 1963". www.legislation.gov.uk (në anglisht). Marrë më 26 shtator 2021.{{cite web}}: Mirëmbajtja CS1: Gjendja e adresës (lidhja)
  11. ^ Komiteti Olimpik Ndërkombëtar (6 korrik 2005). "IOC elects London as the Host City of the Games of the XXX Olympiad in 2012" (in en). Press release. http://www.olympic.org/media?calendartab=1&articleid=52922. Retrieved 3 qershor 2006. 

Lidhje të jashtme

Redakto