(Translated by https://www.hiragana.jp/)
Moisiu: Dallime mes rishikimesh - Wikipedia Jump to content

Moisiu: Dallime mes rishikimesh

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
No edit summary
v U ndryshua niveli i mbrojtjes për "Moisiu": Liberalizim gradual i artikujve që kanë kaluar kohë në gjysmë-mbrojtje ([Redaktimi=Lejohet vetëm për përdoruesit me llogari] (skadon me 21 tetor 2023 23:53 (UTC)) [Zhvendosja=Lejohet vetëm për përdoruesit me llogari] (skadon me 21 tetor 2023 23:53 (UTC)))
 
(Pa ndryshime)

Versioni aktual i datës 22 shtator 2023 01:53

Gjendeni tek artikulli Moisiu. Për shprehjet e ngjashme në shkrim, kuptim apo tingëllim, shikoni këtu.
Moisiu me Dhjetë urdhëresat.

Moisiu (hebr. מֹשֶׁה Moshe; arab. موسى, Mūsā) ishte një hebre biblik, udhëheqës fetar, ligjprurës, profet, prijës ushtarak dhe historian. Mendohet që Moisiu të ketë jetuar në qindvjeçarin e VII p.e.r. Ai mbahet si shkruesi i Torahs, apo pesë librave të parë të Biblës (Zanafillës, Daljes, Levitikëve, Numrave, dhe Ligjit të përtërirë) dhe është një profet i rëndësishëm në Jahudizëm, Krishterim, Islam dhe Bahaizëm.

Historia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Moisiu sipas përçimeve biblike ështëi dërguari i Perëndisë që nxori popullin izraelit nga skllavëria e Egjptit dhe e priu atë për 40 vjet në tokën e zgjedhur të premtuar nga Perëndia përmes Detit të Kuq dhe shkretëtirës. Ai poashtu në një zbulesë hyjnore në Malin e Sinait mori ligjet e shkruara nga vetë dora e Perëndisë me dhjetë urdhëresat.

Sipas Torës Moisiu vdiq në moshën 120 vjeçare (sipas kohëmatjes kalendarike hebraike në vitin 2488, apo në vitin 1272 p.e.r.), pasi pá tokën e premtuar dhe pa mundur ta shkelte atë i urdhëruar nga Perëndia.

Emri Moisi (hebr. Moshe) do të thotë "i shpëtuari nga ujrat".

Gjetja e Moisiut nga Termutis, bija e faraonit. Tablo nga Edvin Long.

Moisiu në krishterim[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Sipas Biblës, Moisiu lindi nga një grua hebraike e cila e fshehi atë në kohën kur faraoni i Egjiptit urdhëroi vrasjen e të gjithë djemve judenj të sapolindur.

Moisiu ishte udhëheqësi i popullit hebre i cili udhëhoqi kthimin nga Egjipti për tek e ashtuquajtura Toka e Premtuar, Izraeli i sotëm.Ky rrugëtim zgjati afër 40 vite, dhe është i përshkruar në librin e dytë të Biblës që quhet Eksodi.

Moisiu në islam[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Moisiu sipas Islamit llogaritet si i dërguari i Allahut (Zotit) dhe njihet me emrin Musa.

Lidhje të jashtme[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]