(Translated by https://www.hiragana.jp/)
Red Hat - Wikipedia Jump to content

Red Hat

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Versioni i datës 21 shtator 2019 15:03 nga Klein Muçi (diskuto | kontribute) (Referime: Referencat -> Referimet duke përdorur AWB)

Red Hat, Inc. është një kompani amerikane shumëkombëshe programesh kompjuterike me fokus teknollogjitë me burim të hapur. Shërbimi më i njohur i kompanisë është Red Hat Enterprise Linux.

Historiku

Zyrat e kompanisë Red Hat në Brno, Republika Çeke

Themeluar në vitin 1993, Red Hat ka selinë në Raleigh, North Carolina, si dhe zyra të tjera më të vogla në mbarë botën.

Red Hat dhe softuer i lirë

Red Hat krijon, mban, dhe kontribuon në shumë projekte të softuerit të lirë dhe të hapur. Që nga marsi 2016, Red Hat është kontribuesi më i madh korporatave të kernel Linux pas kompanisë Intel. Kompania gjithashtu është e njohur për mbështetjen e komuniteteve që promovojnë teknollogjitë me burim të hapur (open source).

Referime