(Translated by https://www.hiragana.jp/)
Malisheva - Wikipedia Jump to content

Malisheva

Coordinates: 42°17′05″N 20°26′40″E / 42.2848°N 20.4445°E / 42.2848; 20.4445
Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

42°17′05″N 20°26′40″E / 42.2848°N 20.4445°E / 42.2848; 20.4445

Malisheva
Stema zyrtare e Malisheva
Popullsia
 • Gjithsej65.520
{{{postal_code_type}}}
24000
Faqja zyrtareKK Malishevë

Malisheva (serbisht: Малишево Mališevo) është qytezë dhe komunë në pjesën qendrore të Kosovës.

Llapushë është nocioni tjetër me të cilin është i njohur territori i komunës së Malishevës. Lashtësia e Malishevës si vendbanim dëshmohet edhe me prezencën e tumës ilire në vetë qendrën e Malishevës, dëshmi kjo që jep të kuptohet se Malisheva ka qenë vendbanim i hershëm ilir bashkë me vendbanimet tjera në komunë, që janë shtrirë përgjatë lumit Mirusha. Historikisht, qendra administrative politike ka ndryshuar edhe në aspektin e emërtimit edhe në aspektin e selisë. Në kohën e pushtimit turk të këtyre territoreve, përmendet Bajraku i Astrazubit, që për nga shtrirja shkonte deri në vijën hekurudhore prej Murës në veri e deri në Mrasor në perëndim. Më vonë e hasim emërtimin Rrethi i Rahovecit, që kapte të njëjtin territor. Pas Luftës së Dytë Botërore, pushteti lokal fillimisht u organizua në fshatin Banjë dhe në fshatin Kijevë, për tu transferuar pastaj më 1960 në Malishevë. Në këtë mënyrë Malisheva për herë të parë bëhet qendër administrative-politike. Më 1965 komuna e Malishevës shpërbëhet nga pushteti I atëhershëm jugosllav. Për herë të dytë komuna e Malishevës u formua si qendër komunale në vitin 1986, për të vazhduar deri në vitin 1991 kur pushteti serb e shpërbëri përsëri. Pas luftës, me rregulloren e UNMIK-ut nr. 2000/45, Malisheva u formua prapë si njësi e pavarur komunale, .de jure. e barabartë me të tjera komuna në vend. Malisheva qysh para dy shekujve kishte filluar të ndërtohet. Ne fillim parashihet se kishte pesë shtepi. Pozita e mirë gjeografike, në territorin e Kosovës dhe në veçanti në regjionin e Llapushës, filloj të ndërtohet nga popullata e ardhur nga vendet përreth. Malisheva në vitin 1988 fitoi statusin e Komunës por pas 3 viteve i hiqet dhe iu kthye në vitin 1999-2000, ajo tani njihet si komunë nga Kuvendi i Kosovës.

Komuna e Malishevës, edhe pse është komuna më e pazhvilluar e vendit, ka potenciale natyrore për të zhvilluar një degë të veçantë të ekonomisë - turizmin.

Disa nga pikat ku mund të orientohet zhvillimi i turizmit në komunë janë: Hapësira përgjatë rrjedhës së lumit Mirusha, e cila, përkundër infrastrukturës së pazhvilluar përcjellëse, ka shumë visitorë të vendit dhe nga jashtë. Relievi i rrjedhjes së lumit, me ujëvarat unike që krijon, është një xhevahir i vërtetë turistik. Shpella e flladit në fshatin Panorc, e cila gjendet në afërsi të lumit Mirusha, është tjetër xhevahir turistik i komunës. Aktualisht vetëm 945 m gjatësi të kësaj shpelle janë hulumtuar Stalaktitet dhe stalagmitet e saj, me bukurinë që kanë, mahnitin vizitorët e rastit, të cilët gjithnjë e më shumë po shënojnë rritje. Në fshatin Temeqinë është zbuluar një shpellë e cila ende nuk eshtë hulumtuar thellësisht në të por sipas disa hulumtimeve thuhet se përfishin një hapsirë të madhe të malit Shkoza dhe se ka strukturë e cila do të jetë një pikë turistike e cila gjallëron fshatin dhe komunën e Malishevës.

  • Në fshatin Banjë gjendet burimi i ujit termal me kapacitet 250-300 l/sec. Mbi këtë burim të ujit është ngritur pishina me sipërfaqe 2000 m2, e cila çdo sezon vere është në shfrytëzim për freskim dhe organizim të garave të notit nga të interesuarit. Pishina ka vizitorë të shumtë, jo vetëm të komunës por edhe nga mbarë vendi. Uji i kësaj pishine ofron edhe mundësi shërimi nga një numër i caktuar i sëmundjeve të lëkurës. Temperatura konstante e ujit gjatë tërë vitit është 22 °C. Mendohet që në të ardhmen e afërt ky vend të shndërrohet në vend turistik për rekreacion, sport dhe rehabilitim. Malet e Berishës janë atraksion tjetër turistik, jo vetëm për banorët e komunës. Me llojllojshmërinë e florës dhe faunës së tyre, tërheqin shumë vizitorë për piknik malor. Vende interesante për tu vizituar
  • Pishina e Banjës në fshatin Banjë; Shpella e Flladit, në fshatin Panorc; Ujëvarat e Mirushës, në fshatin Llapqevë; Ura e Rabaxhive, në fshatin Bubël; Malet e Berishës, në fshatin Berishë; Varrezat e Dëshmorëve, në Malishevë dhe në fshatin Kleçkë, etj.

Pozita Gjeografike

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Komuna e Malishevës ka një sipërfaqe prej 306.3 km2, dhe shtrihet rreth koordinantav gjeografike: 42° 28 58 V dhe 20° 44 45 L. Ajo kufizohet: në veri me komunën e Klinës dhe të Drenasit, në lindje me komunën e Lipjanit dhe të Therandës, në jug me komunën e Therandës dhe të Rahovecit, dhe në perëndim me komunën e Rahovecit dhe të Klinës. Qendra komunale e Malishevës, si njësi administrative territoriale, përbëhet nga 39 njësi kadastrale dhe 44 vendbanime, përfshirë këtu edhe vetë qendrën komunale. Komuna e Malishevës shtrihet në anën perëndimore të Kosovës. Meqenëse ka largësi përafërsisht të njëjtë nga të gjitha qendrat tjera regjionale, mund të thuhet se ajo shtrihet në pjesën qendrore të saj. Bazuar në këtë fakt, banorët e saj nuk gabojnë që e thërrasin qytetin e vet “ Zemra e Kosovës”.. *Qendra Regjionale për Malishevë është Prizreni, me një distancë prej 44 km. Largësia nga kryeqendra e Republikës së Kosovës-Prishtina është 49 km. Pozita në qendër të Republikës së Kosovës dhe konfiguracioni i përshtatshëm i terrenit, komunës së Malishevës i mundëson të ketë lidhje komunikimi të mira me tërë vendin. Territori i komunës është kryesisht kodrinor-malor. Format më të shpeshta të hasura në relievin e saj janë hurdhat dhe shpellat. Atë e përshkon pellgu i lumit Mirusha, me toka të rrafshëta e pjellore në të dy brigjet e saj. Komuna rrethohet edhe me masivin malor të Drenicës, me pikën më të lartë mbidetare të saj prej 1,057 m tek maja e Kosmaqit dhe 1,006 m tek maja e Koznikut. Në territorin e komunës së Malishevës dominon klima e mesme kontinentale, që karakterizohet me dimër të ftohtë dhe verë të nxehtë. Temperaturat maksimale arrihen gjatë verës, mesatarisht +24.6 °C, ndërkaq ato minimale shfaqen në janar, në vlera mesatare -10 °C. Të reshurat atmosferike sillen prej 511–1108 mm në vit.

Fshatrat e Komunës së Malishevës = Gajrak, Drenoc, Vërmicë, Carrallukë, Tërpezë e Poshtme, Balincë, Llazicë, Mleqan, Plloqicë, Golluboc, Kijevë, Bubavec, Damanek, Bubël, Qypevë, Panorc, Llapçevë, Turjakë, Lubizhdë, Mirushë, Gurbardh, Burim, Dragobil, Astrazup, Maxharrë, Jançisht, Shkozë, Guriç, Pagarushë, Marali, Kërvasari, Banjë, Bellanicë, Temeqinë, Senik, Bardh, Lladroc, Tërpezë, Berishë, Fshat i Ri.

Shiko : Lista e ardhacakëve - Malishevë
Përbërja etnike
Viti/Etnia Shqiptar  % Serb  % Romë  % Total
janar 1999 60,411 N/A 45 60,456
shkurt 2005 Përaf. 65,500 99.9 20 0.01
Burimi:Department of Urbanism, Reconstruction and Development - Based on estimates from the village reconstruction committees. Minority figures based on UNMIK staff estimates. N/A - Not Available..
Ref: OSCE (PDF Arkivuar 5 mars 2016 tek Wayback Machine/ HTML)

Para masave të dhunshme serbe të viteve 1990-1999, komuna e Malishevës ka pasur 5 biblioteka publike me 40.800 libra. Biblioteka kryesore ka pasur 13.000 libra, derisa degët në Kijevë, Bajë, Bellanicë dhe Lubizhdë kanë pasur 27.800 libra. Gjatë kësaj kohe dhe luftës, librat janë shkatërruar plotësisht në këtë komunë, dhe tash janë vetëm 1096 libra në degën e bibliotekës në Kijevë, derisa bibliotekat e tjera nuk ekzistojnë fare. Kjo komunë është një nga komunat më të dëmtuara në lidhje me librat. Tani po thuaj se nuk ka ndonjë bibliotekë publike që funksionon si e tillë.

Në bazë të të dhënave demografike për komunën, rreth 25% e popullatës nga numri i përgjithshëm i saj i takon grupmoshës prej 15-25 vjeç. Në Malishevë, janë në përfundim e sipër ndërtimi i Shtëpisë së Kulturës, Pallatit të Sporteve dhe fushës së futbollit të madh. Malisheva e ka edhe Bibliotekën e Qytetit, e përcjell me disa biblioteka tjera nëpër fshatra. Në Komunën e Malishevës, janë të organizuara dhe funksionojnë disa shoqëri artistike dhe klube sportive.

Uji dhe kanalizimi

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
  • Në Komunën e Malishevës, me sistemet e ujësjellësve dhe kanalizimeve, i menaxhon, Ndërmarrja Regjionale “Hidroregjioni jugor”, me seli në Prizren. Furnizimi me ujë të pijshëm në komunë është pjesërisht i zgjidhur. Në territorin e komunës ka 112 km sistem të ujësjellësve, në 18 fshatra ( 41% të fshatrave). Komuna (qendra komunale) bashkë me 4 fshatra, furnizohen nga i njëjti sistem i ujësjellësit (ujësjellësi publik), nga burimi i Banjës me sistem të pompimit. Ndërsa ekzistojnë edhe 10 ujësjellës tjerë individual që furnizojnë fshatrat me ujë nga burimet e afërta, prej të cilëve 6 janë gravitor (rënie e lirë), dhe 4 tjerë funksionojnë me sistem të pompimit.

Shërbimet publike komunale

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Në komunën e Malishevës funksionojnë shtatë ndërmarrje publike të cilat merren me menaxhimin e shërbimeve publike nga fusha të ndryshme, ato janë: NK .Lumi. e cila merret me menaxhimin e mbeturinave; Nj. Hidroregjioni Jugor .Syri i Kaltër. e cila merret me menaxhimi I ujërave; Njësia e KEK-ut e cila menaxhon energjinë elektrike; Njësia e PTK-së e cila ofron shërbimet e Postë Telekomunikacionit; Stacioni i autobusëve i cili organizon transportin e udhëtarëve; Ekonomia e pyjeve e cila merret me menaxhimin e pyjeve; Stacioni i veterinarisë që menaxhon me shërbimet veterinare.

Kuvendi Komunal i Malishevës përbëhet nga 31 anëtarë, të cilët janë të ndarë nga këto Subjekte Politike

  • Nisma - 11 anëtarë
  • PDK-ja - 8 anëtarë
  • LDK-ja - 8 anëtarë
  • Lëvizja VETËVENDOSJE! - 2 anëtarë
  • AAK-ja - 1 anëtar
  • AKR-ja - 1 anëtar
  • Telekomunikacioni
  • Transporti
  • Ushtria
  • Pushime

një qytet me vende te bukura rekreativo-sportive si : kanjonet e lumit Mirusha.

Ne këtë qytezë funksionon edhe një radio e vetme e quajtur "Radio Malisheva" pra me emrin e kësaj qyteze. Drejtor i kësaj radioje është Habib Zogaj. Gazetari me mbi tridhjet vite përvojë pune ne radiogazetari si : Radio Gjakovë, Radio Prishtina, ndër themeluesite Radio Kosova e lirë, në gazetën Kosova sot në televizionin Opinion dhe autor i dy veprave : "Miftar Hasani" dhe albumin me foto te krimit dhe gjenocidit serb mbi popullsinë e pafajshme shqiptare "Krimi dhe mbijetesa.

Burim i të dhënave

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]


Stema e shtetit
Deklarata Kushtetuta Republika e Kosovës SHPK TMK
Gjykata Kuvendi Kryetari Qeveria Shërbimet
Komunale : Artana  · Dardana  · Deçani  · Sharri  · Drenasi  · Ferizaj*  · Fushë Kosova  · Gjakova*  · Gjilani*  · Graçanica  · Hani Elezit**  · Burimi  · Juniku  · Kaçaniku  · Klina  · Kllokoti  · Albaniku  · Lipjani  · Malisheva  · Mamusha  · Mitrovica*  · Kastrioti  · Parteshi  · Peja*  · Podujeva  · Prishtina*  · Prizreni*  · Rahoveci  · Ranillugu  · Shtërpca  · Shtime  · Skënderaj  · Theranda  · Vitia  · Vushtrria  · Zubin Potoku  · Zveçani
Rajonale : Gjakova ·  Gjilani · Mitrovica · Peja · Prizreni · Prishtina · Ferizaj