(Translated by https://www.hiragana.jp/)
Dominique de Villepin - Wikipedia Jump to content

Dominique de Villepin

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Dominique de Villepin
Kryeministri i Francës
Në detyrë
31 maj 2005 – 17 maj 2007
Paraprirë ngaJean-Pierre Raffarin
Pasuar ngaFrançois Fillon
Ministri i Punëve të Brendshme
Në detyrë
31 mars 2004 – 31 maj 2005
Paraprirë ngaNicolas Sarkozy
Pasuar ngaNicolas Sarkozy
Ministri i Punëve të Jashtme
Në detyrë
7 maj 2002 – 31 mars 2004
Paraprirë ngaHubert Védrine
Pasuar ngaMichel Barnier
Të dhëna vetjake
U lind më (1953-11-14) 14 nëntor 1953 (71 vjeç)
Rabat, Marok
NënshtetësiaFrancez
Partia politikeRigrupimi për Republikë
PunësimiDiplomat
Ekonomist
Politikan

Dominique Marie François René Galouzeau de Villepin (Dominik dë Vilpën, 14 nëntor 1953, Rabat, Marok),[1] diplomat, politikan dhe shkrimtar francez. Në periudhën 2002-2007, nën presidentin Jacques Chirac, de Villepin-i shërbeu si ministër i jashtëm, i brendshëm dhe përfundimisht, për dy vite, kryeministër i Francës[2].

Me formimin klasik të elitës franceze—universitetin në njërën nga shkollat e mëdha (grands écoles) të sistemit universitar francez, Institutin e Studimeve Politike (Sciences-Po) dhe sidomos studimet pasuniversitare në Shkollën Kombëtare të Administratës—de Villepin-i e nisi karrierën si diplomat, duke shërbyer viteve 80 si ambasador i Francës në Uashington dhe si këshilltar i ambasadës në New Delhi.

Përkrahës i presidentit Chirac, ai arriti popullaritet ndërkombëtar si ministër i jashtëm i Francës në vitet 2002-2004 kur kundërshtoi hapur pushtimin e Irakut nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe grupi i vendeve që iu bashkuan atyre.[3]

Në vitin 2012, rival i presidentit të djathtë në pushtet Nicolas Sarkozy, de Villepin-i ishte njëri nga kandidatët e së djathtës për president të Francës në zgjedhjet që panë fitues socialistin François Hollande[2].

I dhënë pas të shkruarit, de Villepin ka botuar një seri esesh historike mbi periudhën e Napoleonit.[1]



  1. ^ a b Faqja zyrtare e Dominique de Villepin Arkivuar 22 shtator 2017 tek Wayback Machine-it.
  2. ^ a b Caroline Wyatt Profile: Dominique de Villepin, BBC Online, 11 dhjetor 2011
  3. ^ Angharad Hampshire, Former French prime minister Dominique de Villepin says art helped him survive politics, South China Morning Post, 21 mars 2015