Herodoti
Herodoti i njohur edhe si Herodoti nga Halikarnasi (Ἡρόδοτος Ἁλικαρνᾱσσεύς - ´Hēródotos ´Alikarnāsseús rreth. 484 p.e.s. - 425 p.e.s.) [1] ishte një historian i lashtë grek që lindi në Halikarnas në Perandorinë Persiane (Bodrumi i ditëve moderne, Turqi).
Biografia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Herodoti është i njohur si autor i librit The Histories ( Greqisht : Ἱστορίαι Historíai ), një procesverbal i hollësishëm i "hulumtimeve" të tij ( ἱστορία historía ) mbi origjinën e Luftërave Greko-Persiane. Ai konsiderohet se ka qenë shkrimtari i parë që ka trajtuar lëndët historike duke përdorur një metodë të hulumtimit sistematik - më konkretisht, duke mbledhur materialet e tij dhe më pas duke i vendosur në mënyrë kritike ato në një tregim historiografik. Për shkak të kësaj, ai shpesh përmendet si "Babai i Historisë", një titull me të cilin për herë të parë e quajti oratori romak i shekullit të parë pes. Ciceroni.[2]
Përndryshe Herodoti me udhëtimin e tij, filluar rreth viteve 455-452 p.e.s. nëpër Evropë, Azi dhe Afrikë merret edhe si babai i historisë. Në udhëtimin e tij, ai vizitoi edhe krahina të ndryshme të Gadishullit Ballkanik si Ilirinë, Trakinë e Maqedoninë.
Gjatë qëndrimit të tij në Athinë ai afrohet me rrethin e Perikliut dhe si duket është kjo koha kur ai vendosi të shkruajë veprën e tij Historia e Herodotit në nëntë libra.
Herodoti është i pari që krijoi një vepër të përgjithshme historike, të mbështetur mbi një kritikë historike, edhe pse kjo ishte një kritikë sipërfaqësore. Shumë të dhëna në veprat e tij janë vërtetuar edhe me të dhëna arkeologjike.
Ilirët në veprat e Herodotit
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Në veprat e Herodotit gjejmë të dhëna të shumta për pellazgët dhe ilirët. Herodoti është autori i parë i cili përmend emrin e ilirëve[3] [4], këtu janë interesante edhe njoftimet për pushtimin e paionëve nga Megabazi.[5]
Tituj të veprave
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Historia e Herodotit - vepër e përbërë nga nëntë libra.[6]
Shih edhe
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Burim i të dhënave
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ Baku, Pasho, red. (2011). "Herodoti". Enciklopedia universale e ilustruar. Tiranë: Shtëpia Botuese Bacchus. fq. 412. OCLC 734077163.
- ^ T. James Luce, The Greek Historians, 2002, p. 26.
- ^ Herodoti Historiarum, libri IX edit. Henr. Rudolph. Dietsch, editio altera curavit curatamqueemendavi H. Kallenberg; I-II, editio strotupa. Lipsiae in aedibus B.G. Teuabneri 1926
- ^ Avni K. Këpuska, "QENËSIA E TERRITORIT DHE E KUFIJVE ETNIKË AUTOKTONË TË KOSOVËS", fq.19, botimi i tretë, Prishtinë 2004
- ^ ALBANIEN Schätze aus dem Land der Skipetaren ISBN 3-8053-0978-3 dhe ISBN 3-8055-1017-X
- ^ "Ilirët dhe Iliria te autorët antikë" ISBN 99927-1-639-8