(Translated by https://www.hiragana.jp/)
Isco - Wikipedia Jump to content

Isco

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Isco

Isco duke luajtur për Real Madridin në vitin 2013
Të dhënat vetjake
Emri i plotëFrancisco Román Alarcón Suárez
Datëlindja (1992-04-21) 21 prill 1992 (32 vjeç)
VendlindjaBenalmádena, Spanjë
Gjatësia1.76 m (5 ft 9 in)
PozicioniMesfushor sulmues
Të dhënat e klubit
Klubi aktual
Betis
Karriera me të rinjtë
Benamiel
2006–2009Valencia
Karriera me klube*
VitetKlubiNdeshje(Golat)
2009–2011Valencia B52(16)
2010–2011Valencia4(0)
2011–2013Málaga69(14)
2013–2022Real Madrid246(37)
2022Sevilla12(0)
2023–Betis0(0)
Karriera ndërkombëtare
2008Spanja U163(1)
2008–2009Spanja U1721(6)
2010Spanja U181(1)
2010–2011Spanja U1912(7)
2011Spanja U206(1)
2011–2014Spanja U2119(14)
2012Spanja U235(0)
2013–Spanja34(12)
*Ndeshjet dhe golat me klubet llogariten vetëm për ligën vendase – redaktuar më 3 shkurt 2019
‡ Ndeshjet dhe golat me ekipin kombëtar të redaktuar më 11 shtator 2018

Francisco Román Alarcón Suárez (lindur më 22 prill 1992), njohur zakonisht si Isco (Spanjisht: [ˈisko]), është një futbollist profesionist spanjoll i cili luan si mesfushor sulmues për klubin spanjoll Betis.[1]

Ai filloi karrierën e tij te Valencia CF, duke luajtur zakonisht skuadrën rezervë, përpara se të bashkohej me Málagën në vitin 2011. Performancat e tij në klubin andaluzian bënë që ai të fitonte çmimin Golden Boy një vit më vonë. Në qershor 2013, ai u transferua te Real Madrid për 30 milion .

Isco ka përfaqsuar Spanjën në nivele të ndryshme moshash, përfshirë në Lojërat Olimpike 2012, dhe bëri debutimin e tij në vitin 2013.

Karriera me klube

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Isco ka lindur në Benalmádena, Málaga, Andaluzi. Si fëmijë ai u aktivizua me Atlético Benamiel, ku luajti me shokun e tij Charlie I'Anson, tani lojtar i Elche CF.[2]

Isco është produkt i akademisësë Valencias dhe bëri debutimin e tij si profesionist me ekipin e parë më 11 nëntor 2010 kundër UD Logroñés për ndeshjen e vlefshme për Kupën e Mbretitatij sezoni, duke shënuar dy gola në një fitore 3–1.[3][4] Para kësaj, ai e kishte kaluar sezonin e tij të parë të plotë me skuadrën e rezervaveSegunda División B, duke shënuar një gol në 26 ndeshje; ekipi në fund të sezonit ra nga kategoria.

Isco luajti ndeshjen e tij të parë në La Liga më 14 nëntor 2010, duke zëvendësuar sulmuesin Aritz Aduriz në 20 minutat e fundit të fitores 2–0 kundër Getafes.[5]

Në korrik 2011, pasi kishte shënuar 15 gola me ekipin rezervë të Valencias për t'a rikthyer në Tercera División, Isco u transferua te Malaga në një marrëveshje pesë-vjeçare, me klubin që pagoi 6 milion €.[6] Ai shënoi golin e parë me ekipin e ri më 21 nëntor në fitoren 3–1 kundër Racing de Santander;[7] Ai shënoi sërisht një javë më pas në fitoren 2–1 kundër Villarreal CF,[8] dhe e mbylli sezonin e tij të parë me 32 ndeshje dhe pesë gola; Malaga u kualifikuaLigën e Kampioneve për herë të parë në histori.

Më 18 shtator 2012, në ndeshjen parë të fazës së grupeve të Ligës së Kampioneve, Isco shënoi një dopietë kundër FC Zenit Saint Petersburg dhe u shpall lojtari i ndeshjes.[9] Më 22 dhjetor, ai shënoi golin e parë në ligë në fitoren 3–2 kundër Real Madridit në stadiumin La Rosaleda, duke ndihmuar Malagën të arrinte fitoren e parë ndaj Los Blancos pas 29 vitesh;[10] po në atë muaj, ai fitoi çmimin prestigjoz Golden Boy, duke mposhtur në finale Stephan El Shaarawy dhe Thibaut Courtois.[11][12]

Më 28 janar 2013, Isco i dha fund spekullimeve në lidhje me të ardhmen e tij duke firmosur një kontratë të re me klubin – klauzola e tij e blerjes u bë 35 milion €.[13] Ai shënoi golin e njëmbëdhjetë sezonal më 13 mars, duke shënuar golin e parë të suksesit 2–0 kundër Portos, e mjaftueshme për t'u kualifikuar në fazën me eleminim direkt pas humbjes 1–0 në Portugali.[14][15]

Isco duke ekzekutuar një korne për Real Madridin në vitin 2013.

Më 17 qershor 2013, Isco konfirmoi se kishte marrë oferta nga klubi spanjoll Real Madrid dhe nga klubi ish trajnerit të tij Manuel Pellegrini, Manchester City, duke thënë se do të merrte vendimin përfundimtar rreth të ardhmes së tij pas Kampionatit Europian nën-21.[16] Më 26 qershor, presidenti i Real Madridit Florentino Pérez konfirmoi se marrëveshja me lojtarin ishte arritur dhe se ai do të prezantohej në javën e ardhshme, menjëherë pas vizitave mjeksore;[17] në ditën e ardhshme ai firmosi një kontratë pesë-vjeçare, me Real Madridin që pagoi 30 milion € për shërbimet e tij, duke u vendosur nën dispozicionin e trajnerit Carlo Ancelotti.[18]

Isco debutoi zyrtarisht më 18 gusht në ndeshjen hapëse të kampionatit kundër Betis; ai asistoi golin e dytë të fitores 2–1 në minutën e 85të.[19] Pas kësaj, ai shënoi dy golat e parë të sezonit në fitoren 3–1 në shtëpi kundër Athletic Bilbao.[20]

Pavarësisht se kishte një rekord të mirë golashënimi, Isco u aktivizua pak nga Carlo Ancelotti, i cili preferonte formacionin 4–3–3, e cila nuk i përshtatej stilit të spanjollit. Megjithatë, trajneri deklaroi se kjo ishte një "problem i përkohshëm".[21] Ai regjistroi 11 gola në 53 ndeshje në sezonin e tij të parë; më 25 maj, ai fitoi Ligën e Kampioneve për herë të parë, duke luajtur 61 minuta në finalen e fituar 4–1 kundër rivalëve të Atlético Madrid.[22]

Isco luajti ndeshjen e parë të sezonit kundër Real Sociedadit, dhe shënoi golin e parë në fitoren 4–1 kundër UD Almería më 12 dhjetor.[23] Ai luajti si titullar në suksesin e arritur në Kupës së Botës për Klube, duke shënuar golin e katër në fitoren 4–0 kundër Cruz Azul.[24]

Isco mori lëvdata të shumta për performancat e tij në gjysmën e parë të sezonit,[25] duke bërë që legjenda franceze Zinedine Zidane t'a krahasonte me veten e tij.[26] Ai shënoi golin e tretë në ligë më 14 shkurt 2015, të parin e fitores 2–0 kundër Deportivo de La Coruña.[27]

Më 26 korrik 2023, Isco nënshkroi një kontratë një-vjeçare me Betis.[28]

Karriera ndërkombëtare

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Isco duke luajtur për kombëtaren U–19.

Isco u paraqit me kombëtaren U–172009 Kupën e Botës U–17, duke shënuar tre herë gjatë turnamentit me skuadrën që e mbylli e treta. Në vitin 2011, ai përfaqsoi vendin e tij sëbashku me shokun e skuadrës RecioKupën e Botës U–20, duke shënuar një gol me skuadrën që nuk shkoi më shumë se çerek–finalja.

Më 28 shkurt 2012, Isco u thirr në kombëtaren U–23 për një ndeshje miqësore kundër Egjiptit, por qëndroi në stol gjatë gjithë ndeshjes.[29] Më 15 maj, ai u thirr pë herë të parë në kombëtaren e parë për një ndeshje miqësrore kundër Serbisë dhe Koresë së Jugut, por nuk luajti në asnjë nga ndeshjet. Në korrik, ai luajti me kombëtaren U–23 në Lojërat Olimpike 2012Londër,[30] duke luajti si titullar në të gjitha ndeshjet e kombëtares që u eleminua që në fazën e grupeve pa shënuar një gol të vetëm.

Më 6 shkurt 2013, ai bëri debutimin e tij me skuadrën e parë, duke luajtur 30 minutat e fundit e fitores 3–1 kundër UruguajitDoha, Katar.[31] Gjithashtu në atë vit, ai shënoi në finale dhe e përfundoi turnamentin duke fituar Këpucën e Bronztë (3 gola) dhe u shpall në formacionin e turnamentit duke qënë një lojtar kyç për fituesit.[32][33]

Ai shënoi golin e parë me Spanjën në një ndeshje kualifikuese të UEFA Euro 2016 kundër BjellorusisëHuelva më 15 nëntor 2014, duke shënuar golin e hapjes në suksesin 3–0.[34]

Golat me kombëtaren

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Lista e golave dhe rezultateve me kombëtaren spanjolle.
# Data Vendi Kundërshtari Goli Rezultati Kompedicioni
1. 15 nëntor 2014 Estadio Nuevo Colombino, Huelva, Spanjë Flamuri Bjellorusia 1–0 3–0 Kualifikueset e UEFA Euro 2016

Isco nisi karrierën e tij si mesfushor sulmues te Málaga nën drejtimin e trajnerit Manuel Pellegrini; ai ndonjëherë luante rolin e sulmuesit në formacionin 4–2–3-1.[35] Pas transferimit të tij te Real Madrid, trajneri Carlo Ancelotti e vendosi atë në një rol më të tërhequr që kërkonte më shumë sakrificë dhe më shumë detyra mbrojtëse.[35]

Isco është i njohur për aftësitë e tij natyrale për të dhënë një pasim të përkryer, për të dribluar në mënyrë fantastike dy ose tre kundërshtarë dhe për të goditur topin në trekendësh.[36] Ai është i aftë në organizimin e lojës së ekipit të tij dhe di të krijojë hapsira për shokët e ekipit.[36]

Në vitin 2013, Isco u cilësia nga gazetari i Marcës Pablo Polo si "lojtari i ri më premtues i futbollit spanjoll", duke e krahasuar forcën, aftësitë, dhe qëndrueshmërinë e tij me atë të sulmuesit argjentinas Sergio Agüero, kurse vizionin dhe aftësitë e pasimit me ato të legjendës Zinedine Zidane.[37] Kapiteni i ekipit Iker Casillas parashikoi se në vitin 2015 Isco do të ishte lojtari më i rëndësishëm i kombëtares spanjolle.[38][39]

Statistikat e karrierës

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Redaktuar më 18 dhjetor 2019[40]
Klubi Sezoni Liga Kupa Kontinenti Tjetër1 Gjithsej
Ndeshje Gola Ndeshje Gola Ndeshje Gola Ndeshje Gola Ndeshje Gola
Valencia 2010–11 4 0 1 2 2 0 0 0 7 2
Gjithsej 4 0 1 2 2 0 0 0 7 2
Málaga 2011–12 32 5 3 0 0 0 0 0 35 5
2012–13 37 9 0 0 10 3 0 0 47 12
Gjithsej 69 14 3 0 10 3 0 0 82 17
Real Madrid 2013–14 32 8 9 0 12 3 0 0 53 11
2014–15 28 3 4 1 7 0 4 1 43 5
Gjithsej 60 11 13 1 19 3 4 1 96 16
Gjithsej karriera 133 25 17 3 31 6 4 1 184 35

1 Përfshirë Supercopa de España, UEFA Super Kupën dhe FIFA Kupën e Botës për Klube.

Redaktuar më 10 qershor 2019[41]
Spanja
Viti Ndeshje Gola
2013 2 0
2014 4 1
Total 6 1
Real Madrid
Spanja U–21
Spanja U–17
  1. ^ "Marco Fabian, Isco and the young stars who emerged at the 2012 Olympics" [Marco Fabian, Isco dhe yjet e tjera të vegjël që dolën në Lojërat Olimpike 2012] (në anglisht). Goal.com. 26 korrik 2012. Marrë më 26 korrik 2012.
  2. ^ Neil Johnston (20 gusht 2014). "Charlie I'Anson: The only Englishman in Spain's elite" [Charlie I'Anson: I vetmi anglez në elitën e Spanjës] (në anglisht). BBC Sport. Marrë më 4 nëntor 2014.
  3. ^ "Copa del Rey: Isco y Vicente alegran la noche en Mestalla (4–1)" [Kupa e Mbretit: Isco and Vicente ndezin mbrëmjen në Mestalla (4–1)] (në anglisht). Goal.com. 11 nëntor 2010. Arkivuar nga origjinali më 1 maj 2014. Marrë më 7 shkurt 2014.
  4. ^ "Valencia 4–1 Logrones CF" (në anglisht). ESPN FC. Arkivuar nga origjinali më 24 tetor 2012.
  5. ^ "Valencia get back to winning ways" [Valencia rikthehet në rrugët e fitores] (në anglisht). ESPN FC. Arkivuar nga origjinali më 24 tetor 2012.
  6. ^ "Isco firma cinco temporadas por el Málaga" [Isco firmos për pesë sezone me Malagën] (në spanjisht). Marca. 11 korrik 201.1
  7. ^ "Malaga up to fifth" [Malaga ngjitet në vendin e pestë] (në anglisht). ESPN FC. Arkivuar nga origjinali më 15 korrik 2012.
  8. ^ "Malaga 2–1 Villarreal: Toulalan scores and is sent off as Manuel Pellegrini's men go fifth in La Liga" [Malaga 2–1 Villarreal: Toulalan shënon dhe del me karton të kuq: Lojtarët e Pellegrinit ngjitën në vend të pestë në La Liga] (në anglisht). Goal.com. Arkivuar nga origjinali më 1 janar 2012.
  9. ^ "Magical Málaga make it a debut to remember" [Malaga magjike bën një debutim për t'u kujtuar] (në anglisht). UEFA. 18 shtator 2012.
  10. ^ "Malaga 3–2 Real Madrid: Casillas dropped as beleaguered Blancos succumb to Santa Cruz double" [Malaga 3–2 Real Madrid: Casillas në stol. Los Blancos të rretuar bien para dopietës e Santa Cruz] (në anglisht). Goal.com. 22 dhjetor 2012. Marrë më 7 janar 2013.
  11. ^ "Isco, ganador del prestigioso Golden Boy" [Isco, fitues i çmimit prestigjoz Golden Boy] (në spanjisht). Málaga CF. 22 dhjetor 2012. Marrë më 4 prill 2013.
  12. ^ Ed Dove (28 mars 2013). "Isco: Most Improved Players" [Isco: Lojtarët më të përmirësuar] (në anglisht). Bleacher Report. Marrë më 7 prill 2013.
  13. ^ "Isco ends speculation regarding future by penning new Malaga contract" [Isco i jep fund spekullimeve për të ardhmen e tij duke firmosur kontratën e re me Malagën] (në anglisht). Sky Sports. 28 janar 2013. Marrë më 28 janar 2013.
  14. ^ "Santa Cruz sends Málaga into last eight" [Santa Cruz dërgon Malagën në tetë të fundit] (në anglisht). UEFA. 13 mars 2013. Marrë më 14 mars 2013.
  15. ^ "Málaga cruise into Champions League quarter-finals after Porto are sunk" [Malaga shkon në çerek-finalen e Ligës së Kampioneve pasi Porto mbytet] (në anglisht). The Guardian. 13 mars 2013. Marrë më 13 mars 2013.
  16. ^ "Isko: Më duan Man. Siti dhe Reali". Panorama Sport. 18 qershor 2013. Marrë më 18 qershor 2013.
  17. ^ a b "Transfer news: Real Madrid say they have won battle to sign Isco" [Real Madridi thotë se e ka fituar betejën për të firmosur me Iscon] (në anglisht). Sky Sports. 27 qershor 2013. Marrë më 27 qershor 2013.
  18. ^ "Zyrtare: Reali firmos për 5 vite me Iskon". Panorama Sport. 28 qershor 2013. Marrë më 28 qershor 2013.[lidhje e vdekur]
  19. ^ "Barça me "7 ballë", Reali vuan në start". Panorama Sport. 19 gusht 2013. Marrë më 19 gusht 2013.
  20. ^ "Tri ndeshje, tri fitore; Reali s'fal as Bilbaon". Panorama Sport. 1 shtator 2013. Marrë më 1 shtator 2013.
  21. ^ "Ancelotti: Ronaldo and Isco are unhappy" [Ancelotti: Ronaldo dhe Isco janë të pakënaqur] (në anglisht). Goal.com. 16 shkurt 2014. Marrë më 18 mars 2014.
  22. ^ a b "Përmbysje e çmendur, Reali është kampion". Panorama Sport. 25 maj 2014. Marrë më 25 maj 2014.
  23. ^ "Ronaldo shou, Reali 20 fitore radhazi". Panorama Sport. 13 dhjetor 2014. Marrë më 13 shkurt 2015.
  24. ^ "Botërori i Klubeve, Cruz Azul në gjysmëfinale me Real Madrid (VIDEO)". Sport.albeu.com. 17 dhjetor 2014. Arkivuar nga origjinali më 22 tetor 2015. Marrë më 13 shkurt 2015.
  25. ^ Hugo Cerezo (2 shkurt 2015). "There is no stopping Isco" [Asgjë nuk e ndal Iscon] (në anglisht). Marca. Marrë më 13 shkurt 2015.
  26. ^ Matt Law (19 janar 2015). "Zinedine Zidane: "Isco is a lot like me"" [Zinedine Zidane: "Isco më ngjan shumë mua"] (në anglisht). Sports Mole. Arkivuar nga origjinali më 13 shkurt 2015. Marrë më 13 shkurt 2015.
  27. ^ "Reali mund Deportivon, tifozët e fishkëllyen". Panorama Sport. 15 shkurt 2015. Marrë më 15 shkurt 2015.
  28. ^ "Isco, nuevo jugador del Real Betis Balompié" [Isco, lojtari i ri i Real Betis Balompié] (në spanjisht). Real Betis. 26 korrik 2023. Marrë më 26 korrik 2023.
  29. ^ Convocatoria para el partido internacional olímpico España-Egipto (Spain-Egypt Olympic call-up) Arkivuar 1 gusht 2013 tek Wayback Machine; RFEF, 24 shkurt 2012
  30. ^ "Euro 2012 trio Mata, Alba & Martinez in Spain Olympic squad". BBC Sport. 5 korrik 2012. Marrë më 4 nëntor 2014. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  31. ^ Campeón hasta en los simulacros (Champion even in drills); Marca, 6 shkurt 2013
  32. ^ a b "Morata wins Golden Boot in Spanish clean sweep". UEFA.com. 18 qershor 2013. Marrë më 19 qershor 2013. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  33. ^ a b "Spanja konfirmohet një makth, i merr Italisë edhe Europianin U-21". Panorama Sport. 19 qershor 2013. Marrë më 19 qershor 2013. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)[lidhje e vdekur]
  34. ^ Hunter, Graham (15 nëntor 2014). "Much-changed Spain dominate Belarus". UEFA. Marrë më 15 nëntor 2014. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  35. ^ a b "Isco, Ancelotti's go-to guy" (në anglisht). Marca. 25 shkurt 2015. Marrë më 25 shkurt 2015.
  36. ^ a b "Isko, idhulli i ri në Madrid". Panorama Sport. 25 shkurt 2015. Marrë më 25 shkurt 2015.
  37. ^ Pablo Polo (28 qershor 2013). "Zidane's class and Agüero's shimmy" [Klasi i Zidane dhe tundja e Agueros] (në anglisht). Marca. Marrë më 29 qershor 2013.
  38. ^ "Casillas: "Isco, el futuro jugador más importante de España"" [Casillas: "Isco, lojtari më i rëndësishën i të ardhmes së Spanjës] (në spanjisht). Diario AS. 22 shkurt 2015. Marrë më 22 shkurt 2015.
  39. ^ Ahmah Roshanzadeh (25 shkurt 2015). "Real Madrid Captain Iker Casillas Praises Performance of Isco, But Warns Not Be Blinded By Flattery!" [Kapiteni i Real Madridit vlerëson performancën e Iscos, por e paralajmëron të mos verbohet nga lajkat] (në anglisht). Air Herald. Arkivuar nga origjinali më 25 shkurt 2015. Marrë më 25 shkurt 2015.
  40. ^ "Isco" (në anglisht). Soccerway. Marrë më 7 shkurt 2014.
  41. ^ Benjamin Strack-Zimmerman. "Isco" (në anglisht). National football Team. Marrë më 17 mars 2015.[lidhje e vdekur]
  42. ^ "Europa i përket Realit, K.Ronaldo e pushton". Panorama Sport. 13 gusht 2014. Arkivuar nga origjinali më 14 gusht 2014. Marrë më 13 gusht 2014. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  43. ^ Jenson, Pete (16 prill 2014). "Barcelona 1-2 Real Madrid: Gareth Bale scores stunning late winner to clinch Copa del Rey and win first trophy in Spain". Mail Online. Marrë më 20 gusht 2014. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  44. ^ "FIFA U17 World Cup - Columbia 0 - 1 Spain". FIFA.com. Marrë më 20 gusht 2014. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  45. ^ "Bravo awards". rsssf.com. Marrë më 20 gusht 2014. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  46. ^ "Isco wins the 2012 Golden Boy award". insidespanishfootball.com. 22 dhjetor 2012. Arkivuar nga origjinali më 22 dhjetor 2015. Marrë më 13 shtator 2013. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  47. ^ Melling, Cam (27 korrik 2013). "Real Madrid: What Will Isco Bring To The Table?". SoccerSouls. Arkivuar nga origjinali më 17 nëntor 2016. Marrë më 20 gusht 2014. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]