(Translated by https://www.hiragana.jp/)
Nacho Fernández - Wikipedia Jump to content

Nacho Fernández

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Nacho

Nacho në 2017
Të dhënat vetjake
Emri i plotëJosé Ignacio Fernández Iglesias[1]
Datëlindja (1990-01-18) 18 janar 1990 (34 vjeç)[1]
VendlindjaMadrid, Spanjë
Gjatësia1.80 m (5 ft 11 in)[2]
PozicioniMbrojtës
Të dhënat e klubit
Klubi aktual
Al Qadsiah
Numri6
Karriera me të rinjtë
1999–2001AD Complutense
2001–2009Real Madrid
Karriera me klube*
VitetKlubiNdeshje(Golat)
2009–2013Real Madrid B111(4)
2011–2024Real Madrid242(12)
2024–Al Qadsiah0(0)
Karriera ndërkombëtare
2005Spanja U161(0)
2006–2007Spanja U1711(0)
2008–2009Spanja U199(2)
2011–2013Spanja U216(0)
2013–Spanja26(1)
*Ndeshjet dhe golat me klubet llogariten vetëm për ligën vendase – redaktuar më 25 maj 2024
‡ Ndeshjet dhe golat me ekipin kombëtar të redaktuar më 15 qershor 2024

José Ignacio Fernández Iglesias (Spanjisht: [xoˈse iɣˈnaθしーたjo feɾˈnandeθしーた iɣˈlesjas]; lindur më 18 janar 1990), njohur zakonisht si Nacho [ˈnatʃo], është një futbollist profesionist spanjoll i cili luan si mbrojtës për klubin saudit Al Qadsiah dhe kombëtaren spanjolle.

Ai e ka shpenzuar të gjithë karrierën e tij me Real Madridin, me të cilin debutoi në vitin 2011 dhe ka luajtur më shumë se 300 ndeshje në të gjitha kompeticionet. Ai e ka fituar UEFA Ligën e Kampioneve gjashtë herë, duke vendosur një rekord të cilën e ndan me Paco GentoLuka ModrićToni Kroos dhe Dani Carvajal. Ai ka fituar 26 trofe me klubin, duke qënë lojtari me më shumë trofe të fituar sëbashku me Modrić.

Nacho luajti ndeshjen e tij të parë për Spanjën në vitin 2013, dhe ishte pjesë e ekipit për Kupën e Botës 2018 dhe UEFA Euro 2024.

Karriera me klube

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Nacho lindi në Madrid dhe u bashkua me sistemin e të rinjëve të Real Madridit në moshën 11 vjeç. Ai debutoi si profesionist në sezonin 2008–09, duke luajtur dy ndeshje me rezervatSegunda División B dhe më pas zhvilloi dy sezone të plota në atë nivel; ishte gjatë kësaj kohe ku Nacho formoi një shoqëri të ngushtë me lojtarin e ardhshëm të kombëtares ruse Denis Cheryshev.[3]

Më 23 prill 2011, Nacho bëri debutimin e tij me ekipin e parë dhe në La Liga duke luajtur si mbrojtës i majtë në një fitore 6–3 jashtë fushe ndaj Valencias; ai luajti 90 minuta të plota.[4] Paraqitja e tij e dytë erdhi një javë më pas në humbjen 2–3 në shtëpi kundër Real Zaragozës.[5]

Nacho ishte një nga lojtarët e ekipit të të rinjëve që u zgjodh për të luajtur në turin veror në Amerikën e Veriut, para fillimit të sezonin 2011–12. Ai luajti si zëvëndësues në tre ndeshje miqësore, respektivisht kundër LA Galaxy, C.D. Guadalajara dhe Philadelphia Union.

Më 2 shtator 2012, trajneri i ekipit të parë José Mourinho lajmëroi se Nacho, sëbashku me sulmuesin Álvaro Morata dhe portierin Jesús, do të bëheshin pjesë e ekipit të parë por do të vazhdonin të luanin me Castillan.[6] Megjithatë, Nacho u bë anëtar me kohë të plotë në ekipin e parë vetëm në fillim të sezonit 2013–14, duke marrë fanellën me numër 18 që u vesh për herë të fundit nga Raúl Albiol.

Nacho duke mbajtur trofeun e Ligës së Kampioneve pas suksesit të ekpit të tij më 26 maj 2018

Më 3 korrik 2014, Nacho firmosi një kontratë të re me klubin deri në vitin 2021.[7] Ai shënoi golin e parë me ekipin më 10 janarin e vitit të ardhshëm, të tretin e fitores 3–0 në shtëpi kundër RCD Espanyol.[8]

Dy minuta pasi zëvëndësoi Marcelon në një ndeshje të fazës së grupeve të UEFA Ligës së Kampioneve kundër Paris Saint-Germain më 3 nëntor 2015, Nacho shënoi golin e vetëm të takimit për të vuloz kualifikimin e ekipit të tij në 16 më të mirat e turnamentit; ky ishte goli i tij i parë në kompedicionet evropiane.[9] Ai zhvilloi pesë paraqitje gjatë turnamentit, që u fitua për herë të 11të në histori nga klubi.[10]

Më 11 shkurt 2017, Nacho zhvilloi paraqitjen e tij të 100të për Real Madridin në një fitore 3–1 jashtë fushe kundër Osasunës.[11] Duke përfituar nga dëmtimet dhe pezullimet e shokëve të skuadrës, Nacho ishte lojtari më i shfrytëzuar në rolin e qëndër-mbrojtësit me klubin që fitoi kampionatin e parë kombëtar pas pesë vitesh;[12][13][14][15] ai luajti katër ndeshje në Ligën e Kampioneve të atij sezon që pa sërisht Real Madridin fitimtar.[16]

Nacho shënoi dopietën e parë në karrierë më 21 janar 2018 në fitoren tenistike 7–1 ndaj Deportivo de La Coruña.[17][18] Gjatë Ligës së Kampioneve të atij sezoni, ai zhvilloi tetë paraqitje dhe shënoi një gol,[19] me Madridin që doli triumfues për të tretën herë rresht; në ndeshjen vendimtare ndaj Liverpoolit, ai luajti si mbrojtës i djathtë pasi zëvëndësoi të dëmtuarin Dani Carvajal në pjesën e parë në një fitore 3–1 në Kiev.[20]

Sezoni 2019–20 u karakterizua nga dëmtimet e shumta për Nachon, i cili luajti vetëm dhjetë ndeshje në të gjitha kompeticionet, përfshirë gjashtë në La Liga, e cila u fitua nga kryeqytetasit.[21] Në korrik 2021, ai firmosi një kontratë të re dy-vjeçare.[22]

Më 27 qershor 2024, Nacho firmosi një kontratë dy-vjeçare me klubin saudit Al Qadsiah.[23][24]

Karriera ndërkombëtare

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Nacho në shtator 2013 gjatë debutimit të tij me ekipin e të rriturve

Pasi luajti për Spanjën në nivelet nën-16, -17 -19 dhe -21, Nacho u thirr për herë të parë në ekipin e të rriturve më 2 shtator 2013 për një ndeshje miqësore me Zvicrën që do të luhej tetë ditë më vonë, në vënd të të dëmtuarit Iñigo Martínez.[25] Ai debutoi duke zëvëndësuar shokun e tij te Real Madrid Sergio Ramos në fillim të pjesës së dytë të një barazimi 2–2 kundër KilitGjenevë.[26]

Nacho u emërua në skuadrën e Spanjës për Kupën e Botës 2018.[27] Ai debutoi në Kupën e Botës në ndeshjen e parë të fazës së grupeve më 15 qershor kundër Portugalisë; ai e nisi ndeshjen si titullar në krahun e djathtë të mbrojtjes dhe shënoi me një gjuajtje me hark nga 30 metra në pjesën e dytë në një barazim 3–3.[28]

Profili i lojtarit

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Nacho është një lojtar i cili njihet për shkathtësinë e tij në çdo pozicion të mbrojtjes; Julen Lopetegui dhe Zinedine Zidane e kanë vendosur atë si mbrojtës qëndre, të djathtë dhe të majtë. Ai shihet si një i besueshëm në mbrojtje për shkak të aftësive që ka me topin dhe inkursioneve në bën në krahët e sulmit; ai është një lojtar i shpejtë, i zhdërvjellët, i cili dëmtohet rrallë dhe njihet për punën e tij, rezistencën dhe forcën në duelet ajërore edhe pse gjatësia që ka nuk është e përshtatshme për pozicionin që mbulon. Ai është një lojtar që ka vazhdimsi dhe kombinon mirë me shokun e skuadrës te Spanja dhe Real Madridi Ramos.[29]

Përveç aftësive të tij mbrojtëse, Nacho është një pasues i saktë i topit si në rreze si në distancë të shkurtër ashtu edhe të gjatë, duke regjistuar një saktësi pasimi 92.2% gjatë sezonit 2017–18. Gjatë të njëjtit sezon, ai shënoi edhe katër gola nga goditjet e lira.[30]

Vëllai i vogël i Nachos, Álex, është gjithashtu futbollist i cili luan si mesfushor. Ai, ashtu si Nacho, është produkt i akademisë së Real Madridit, dhe të dy debutuan me ekipin e parë në të njëjtën ndeshje.[31]

Që kur u bashkua me akademinë e Real Madridit, Nacho ka arritur të shmangë dëmtimet madhore, duke ia faturuar suksesin regjimit të të ngrënit dhe përgatitjes.[32] Ai ka dy fëmijë me gruan e tij María Cortés, vajzën Alejandra dhe djalin José Ignacio, i cili lindin mëngjesin pas triumfit të ekipit të tij në Ligën e Kampioneve në vitin 2016.[33]

Në nëntor 2016, Nacho zbuloi se ai ka jetur me diabetin e tipit 1 që kur ka qënë 12 vjeç.[34][35]

Statistikat e karrierës

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Nacho me Real Madridin, 8 gusht 2012
Redaktuar më 10 mars 2019[36][37]
Statistikat me klube
Klubi Sezoni Liga Kupa Kontinenti Tjetër Gjithsej
Divizioni Ndsh Gola Ndsh Gola Ndsh Gola Ndsh Gola Ndsh Gola
Real Madrid 2010–11 La Liga 2 0 0 0 0 0 0 0 2 0
2011–12 0 0 1 0 0 0 0 0 1 0
2012–13 9 0 3 0 1[a] 0 0 0 13 0
2013–14 12 0 4 0 3[a] 0 0 0 19 0
2014–15 14 1 2 0 6[a] 0 0 0 22 1
2015–16 16 0 1 0 5[a] 1 22 1
2016–17 28 2 5 1 4[a] 0 2[b] 0 39 3
2017–18 27 3 6 0 8[a] 1 1[b] 0 42 4
2018–19 14 0 5 0 5[a] 0 0 0 24 0
Gjithsej 122 6 27 1 32 2 3 0 184 9
Gjithsej karriera 122 6 27 1 32 2 3 0 184 9
  1. ^ a b c d e f g Të gjitha ndeshjet në UEFA Ligën e Kampioneve
  2. ^ a b Të gjitha ndeshjet në FIFA Kupën e Botës për Klube
Nacho duke luajtur për Spanjën në vitin 2015
Redaktuar më 15 tetor 2018[38]
Ndeshjet dhe golat sipas ekipit kombëtar dhe vitit
Ekipi kombëtar Viti Ndsh Gola
Spanja 2013 1 0
2015 1 0
2016 5 0
2017 7 0
2018 8 1
Gjithsej 22 1

Golat me kombëtaren

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Rezultatet e Spanjës të listuara të parat, kolona "Goli" tregon rezultatin pas çdo goli të shënuar nga Nacho.[38]

Golat me kombëtaren sipas datës, vendit, ndeshjes, kundërshtarit, shënimit, rezultatit dhe kompedicionit
Nr. Data Vendi Ndsh Kundërshtari Goli Rezultati Kompedicioni
1 15 qershor 2018 Stadiumi Olimpik Fisht, Soçi, Rusi 18 Flamuri Portugalia 3–2 3–3 2018 FIFA Kupa e Botës
Real Madrid[36]
Real Madrid Castilla[36]
Spanja U21[36]
Spanja U17[36]
  1. ^ a b "FIFA Club World Cup UAE 2017: List of players: Real Madrid CF" [FIFA Kupa e Botës për Klube EBA 2017: Lista e lojtarëve: Real Madrid CF] (PDF) (në anglisht). FIFA. 16 dhjetor 2017. fq. 5. Arkivuar nga origjinali (PDF) më 23 dhjetor 2017. Marrë më 23 dhjetor 2017.
  2. ^ "Nacho" (në anglisht). Real Madrid CF. Marrë më 30 korrik 2018.
  3. ^ "Cheryshev: "I texted Nacho to congratulate him for his goal"" [Cheryshev: "I shkruajta Nachos për ta përgëzuar për golin e tij"]. Diario AS (në anglisht). 16 qershor 2018. Arkivuar nga origjinali më 1 korrik 2018. Marrë më 1 korrik 2018.
  4. ^ Daniel Quinton-Navarro (23 prill 2011). "Valencia 3-6 Real Madrid: Higuain bags hat-trick & Kaka nets double as visitors win nine-goal thriller" [Valencia 3-6 Real Madrid: Higuain shënon tregolësh & Kaka shënon dopietë me miqtë që fitojnë ndeshjen horror me nëntë gola] (në anglisht). Goal.com. Arkivuar nga origjinali më 7 shkurt 2019. Marrë më 5 shkurt 2019.
  5. ^ Patrick Devaney (30 prill 2011). "Real Madrid 2-3 Zaragoza: Jose Mourinho's title dreams all but faded as Lafita inspires relegation-threatened visitors" [Real Madrid 2-3 Zaragoza: Venitet ëndërra e titullit të Jose Mourinhos me Lafitan që frymëzon vizitorët kandidat për rëndjen nga kategoria] (në anglisht). Goal.com. Arkivuar nga origjinali më 3 mars 2012. Marrë më 7 mars 2019.
  6. ^ "Mourinho promotes Nacho Fernandez to senior Real Madrid squad" [Mourinho gradon Nacho Fernandez në ekipin e parë të Real Madridit] (në anglisht). Tribal Football. 2 shtator 2012. Arkivuar nga origjinali më 18 prill 2023. Marrë më 27 dhjetor 2014.
  7. ^ "Nacho, six more years at Real Madrid" [Nacho, gjashtë vite më shumë te Real Madridi] (në anglisht). Real Madrid C.F. 2 korrik 2014. Marrë më 7 mars 2019.
  8. ^ "El Real Madrid se reencuentra con la Victoria" [Real Madrid rikthehet në rrugen e fitoreve] (në spanjisht). Liga de Fútbol Profesional. 10 janar 2015. Marrë më 10 janar 2015.
  9. ^ Malyon, Ed (3 nëntor 2015). "Real Madrid 1–0 PSG: 5 things we learned as Nacho's goal seals qualification" [Real Madrid 1–0 PSG: 5 gjërat që ne mësuam me golin e Nachos që vulos kualifikimin]. Daily Mirror (në anglisht). Marrë më 3 nëntor 2015.
  10. ^ "Spot-on Real Madrid defeat Atlético in final again" [Real Madridi nga pika e bardhë mposht Atléticon në finale sërisht] (në anglisht). UEFA.com. 28 maj 2016. Marrë më 29 maj 2016.
  11. ^ "Nacho, 100 games for Real Madrid" [Nacho, 100 ndeshje për Real Madridin] (në anglisht). Real Madrid C.F. 11 shkurt 2017. Marrë më 12 shkurt 2017.
  12. ^ "Los 1.500 de Nacho" [1.500 e Nachos]. Marca (në spanjisht). 11 mars 2017. Marrë më 21 maj 2017.
  13. ^ "Nacho disputó los nueve partidos jugados en abril" [Nacho mori pjesë në nëntë ndeshje të luajtura në prill]. Diario AS (në spanjisht). 1 maj 2017. Marrë më 21 maj 2017.
  14. ^ "El Real Madrid, campeón de LaLiga Santander 2016/17" [Real Madrid, kampionët e LaLiga Santander 2016/17] (në spanjisht). La Liga. 21 maj 2017. Marrë më 22 maj 2017.
  15. ^ "Reali i Madridit fiton titullin e 33-të kampion, Barcelona i shpëton turpit në shtëpi (VIDEO)". Panorama Sport. 21 maj 2017. Marrë më 7 mars 2019.
  16. ^ "12 tituj, Real Madrid mposht Juventusin në finalen e Champions". Top-Channel.tv. 3 qershor 2016. Marrë më 7 mars 2019.
  17. ^ "VIDEO/ Kritikat "tërbuan" Real Madrid, 7 gola për të lënë pas momentin e vështirë". BalkanWeb.com. 21 janar 2018. Marrë më 7 mars 2019.
  18. ^ "Reali largon krizën me një rezultat tenistik". Top-Channel.tv. 21 janar 2018. Marrë më 7 mars 2019.
  19. ^ Adi Metaliu (25 maj 2018). "Real-Liverpool, ja si pritet të rreshtohen skuadrat në finale". Supersport.al. Marrë më 7 mars 2019.
  20. ^ "Europa i nënshtrohet Real Madrid, mposhtin Liverpool dhe fitojnë "Championsin" e 3 radhazi (Video)". BalkanWeb.com. 26 maj 2018. Marrë më 7 mars 2019.
  21. ^ "Real Madrid win the longest LaLiga Santander season" [Real Madridi fiton sezonin më të gjatë të La Liga Santander] (në anglisht). Marca. 17 korrik 2020. Marrë më 17 korrik 2020.
  22. ^ "Official Announcement: Nacho" [Njoftim zyrtar: Nacho]. realmadrid.com (në anglisht). Real Madrid C.F. 8 korrik 2021. Marrë më 8 korrik 2021.
  23. ^ "ZYRTARE/ Kontratë 2-vjeçare dhe pagë mbi 20 milionë euro, ish-kapiteni i Realit prezantohet tek klubi arab". Panorama Sport. 27 qershor 2024. Marrë më 28 qershor 2024.
  24. ^ "Real Madrid great Nacho joins Saudi Pro League's Al Qadsiah" (në anglisht). ESPN FC. 27 qershor 2024. Marrë më 27 qershor 2024.
  25. ^ "Nacho, convocado por la Selección absoluta" [Nacho, thirret në ekipin e parë spanjoll] (në spanjisht). Defensa Central. 2 shtator 2013. Marrë më 7 mars 2019.
  26. ^ "Spanja eviton humbjen në sekondën e fundit ndaj Kilit". Panorama Sport. 11 shtator 2013. Marrë më 7 mars 2019.
  27. ^ "Morata ngelet jashtë. Lista e Spanjës për "Rusia 2018"". insporti.com. 21 maj 2018. Arkivuar nga origjinali më 23 maj 2018. Marrë më 21 maj 2018.
  28. ^ Kemajl Goca (15 qershor 2018). "Dramë në Sochi, Ronaldo si i çmendur! Portugali-Spanjë 3:3". Botasot.info. Marrë më 15 qershor 2018.
  29. ^ "Nacho's sheer versatility" [Shkathtësia e plotë e Nachos] (në anglisht). Real Madrid CF. 9 tetor 2018. Marrë më 9 tetor 2018.
  30. ^ "Nacho" (në anglisht). Who Scored. Marrë më 9 tetor 2018.
  31. ^ "Nacho y Álex, sangre blanca en la familia Fernández" [Nacho dhe Álex, gjak i bardhë në familjen Fernández] (në spanjisht). Real Madrid C.F. 3 maj 2010. Marrë më 8 mars 2019.
  32. ^ "Nacho, sin lesiones ¡desde infantiles!" [Nacho, jo i dëmtuar që nga ekipi i të rinjëve!]. Marca (në spanjisht). 27 tetor 2015. Marrë më 4 nëntor 2015.
  33. ^ "Nacho Fernández es padre unas horas antes de la final" [Nacho Fernández është baba disa orë para finales]. Diario AS (në spanjisht). 28 maj 2016. Marrë më 9 qershor 2016.
  34. ^ Miguel Ángel Lara (10 nëntor 2016). "Nacho opens up on struggles with diabetes" [Nacho hapet për vështirësitë me diabetin]. Marca (në anglisht). Marrë më 13 nëntor 2016.
  35. ^ Jack Woodfield (7 mars 2017). "Real Madrid footballer Nacho Fernandez was told type 1 diabetes would end his career" [Futbollisti i Real Madrid Nacho Fernandez iu tha se diabeti i tipit 1 do ti jepte fund karrierës së tij]. Diabetes.co.uk (në anglisht). Marrë më 29 janar 2018.
  36. ^ a b c d e "Nacho Fernández" (në anglisht). Soccerway. Marrë më 10 gusht 2016.
  37. ^ "Nacho Player Profile" [Profili i lojtarit Nacho] (në anglisht). ESPN FC. Marrë më 8 mars 2019.
  38. ^ a b "Nacho". EU-Football.info (në anglisht). Marrë më 13 dhjetor 2015.
  39. ^ "Real Madrid 2 Barcelona 0 (5–1 on aggregate): Woeful Barca dismissed as Zinedine Zidane's unstoppable side win Super Cup" [Barça e tmerrshme hiqet qafe me ekipin e pandalshëm të Zinedine Zidane që fiton Super Kupën]. The Daily Telegraph (në anglisht). 16 gusht 2017. Marrë më 17 gusht 2017.
  40. ^ "Isco goal gives Real Madrid victory over Manchester United in Super Cup" [Goli i Iscos i jep Real Madridit fitoren përball Manchester Unitedit në Super Kupë]. The Guardian (në anglisht). 8 gusht 2017. Marrë më 10 gusht 2017.
  41. ^ "Cristiano Ronaldo free-kick fires Real Madrid to Club World Cup glory" [Goditja e dënimit e Cristiano Ronaldos e ndez Real Madridin drejt lavdisë së Kupës së Botës për Klube]. The Guardian (në anglisht). 16 dhjetor 2017. Marrë më 18 dhjetor 2017.

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]