(Translated by https://www.hiragana.jp/)
Islami Suni - Wikipedia Jump to content

Islami Suni

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë nga Sunnitët)

Islami Suni është dega më e madhe e Islamit, emri i të cilit vjen nga Sunnah, që u referohet thënieve dhe bëmave të profetit islam Muhammedit. Dallimi mes muslimanëve suni dhe shi'i lindi prej një mospajtimi lidhur me pasardhësin e Muhammedit në krye të Ummetit dhe kjo me kohën mori kuptimësi politike më të gjerë si dhe dimensione teologjike e juridike.

Sipas traditës sunite, Muhammedi nuk paracaktoi qartësisht një pasardhës dhe një grup i vogël muslimanësh iu referuan traditave arabe para-islame për të lejuar Ebu Bekrin që merrte pushtetin në Sakifa. Kjo i kundërvihet këndvështrimit shi'i, ku Muhamedi e shpalli në ndodhinë e Gadir Kumit që dhëndri dhe kushëriri i tij Aliu do të ishte pasardhësi i tij.

Muslimanëve sunnit i'u referohet si Ehlus Sune we el-Xhema'a (arabisht: أهل السنة والجماعة) "njerëzit e traditës së Muhammedit s.a.v.s dhe të komunitetit") ose për shkurt Ehlus Suneh (arabisht: أهل السنة).

Islami suni ka katër shkolla juridike të mendimit ose medh'hebe, të cilat pranohen nga njëra-tjetra. Myslimanët sunnit i pranojnë katër kalifët e parë si pasuesit e ligjshëm të Muhammedit s.a.v.s dhe i pranojnë hadithet e transmetuara nga shokët e Muhamedit s.a.v.s.

Sunnit është një term i gjerë që rrjedh nga fjala Sunnah (arabisht: سنة (sunna), shumës سنن sunan), e cila është një fjalë arabe që do të thotë zakon ose praktikë e zakonshme. Përdorimi mysliman i tremit u referohet thënieve dhe shprehisë së jetesës së Muhammedit s.a.v.s. Në formën e saj të plotë, kësaj dege të islamit i referohet si meslik-e-Hak Ehlus-Sunneh We El-Xhama'ah (fjalë për fjale, Njerëzit e Sunnetit dhe asmablesë). Çdokush që pretendon që e ndjek islamin sunnit dhe mund të tregojnë se ata nuk kanë asnjë veprim ose besim kundër sunnetit profetik mund ta konsiderojë veten e tyre si një mysliman sunnit ose një myslimane sunnite.

Shkollat juridike (Medh'heb)

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Ligji islam është i njohur si Sheri'ah. Sheri'ah bazohet në Kur'anin dhe në Sunnetin. Medh'hebi përkthehet në rrugë, dhe Medheheb (shumësi i Medh'hab) reflektojnë në mendime të ndryshme në disa ligje dhe detyrime të sheriatit. Për shembull kur një Medh'heb sheh një akt si farz, përderisa një tjetër nuk e sheh atë akt në atë mënyrë. Duhet të jetë e qartë se secila prej këtyre shkollave i konsideron shkollat e tjera plotësisht të vlefshme dhe të pranuara.

Më poshtë janë katër shkollat më të njohura:

Ebu Hanife (v. 767), ishte themeluesi i shkollës Hanefi dhe nxënës i Xhafer el-Sadikut. Ai u lind në vitin 702 të erës sonë në Kufa, Irak. Myslimanët e Bangladeshit, Pakistanit, Indisë, Afganistanit, Azisë Qendrore, zonat myslimane në Rusinë Jugore, Kaukazi, shumica e zonave myslimane të Ballaknit dhe Turqisë dhe pjesë të Irakut, të gjithë e ndjekin këtë shkollë të jurisprudencës. Gjithashtu është edhe shkolla dominante e myslimanëve në Britaninë e Madhe dhe në Gjermani.

Melik ibn Enesi (v. 795) nxënës i nxënësit më të vjetër të imam Ebu Hanifes, Muhammedit, Melik ibn Enesi i ka zhvilluar idetë e tija në Medine. Doktrina e tij është e regjistruar në Muatta e cila është pranuar nga shumica e Afrikës Veriore dhe Afrikës Perëndimore, shtet si Maroko, Algjeri, Libi, Nigeri me përjashtim të Egjiptit, Bririt Afrikan dhe Sudanit. Gjithashtu, medh'hebi Meliki është medh'hebi zyrtarë shtetëror i Kuvaitit, Bahrainit, Emirateve të Bashkuara Arabe. Ai ka qenë një nga mësuesit i Imam el-Sahfi'iut.

Muhammed ibn Idriz esh-Shafi'i (v. 820) ka qenë student i Melikut. Ai ka ligjeruar në Irak dhe më vonë në Egjipt. Myslimanët në Indonezi, Egjipt të Poshtëm, Malajzi, Brunei, Singapor, Somali, Keni, Tanzani, Jordan, Liban, Siri, Kerala, Indi (Mapila), Maharashtrëm Bregdetare, Konkan, Indi, Sri Lanka, Maldive, Palestinë, Jemen dhe Kurdëtzonat Kurde e ndjekin shkollën Shafi'i. El-Shafi'i ka vënë theks të madh në sunnetin e Muhamedit s.a.v.s, siç është e mishëruar në Hadithe, si burim i Sheri'atit.

Ahmed bin Hanbal (v. 855), adashi i shkollës Hanbali, ka lindur në Bagdat. Ai e ka mësuar gjerësinë nga el-Shafi'i. Kjo shkollë e jurisprudencës kryesisht ndiqet në Gadishullin Arabik.

Teologjia e katër Medh'hebeve

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Ndjekësit e këtyre katër shkollave e ndjekin të njëjtin sistem bazë të besimit por ndryshojnë nga njëri tjetri për sa i përket praktikës dhe ekzekutimit të ritualeve, dhe në interpretimin juridik të parimeve hyjonre (ose Sheriatit) siç parashikohet në Kur'an dhe hadithe. Megjithatë sunnitët mysliman i konsiderojnë ato të gjitha të vlefshme njëlloj.

Ka edhe shkolla të tjera sunnite të drejtësisë. Megjithatë, shumë ndiqen vetëm nga një grup i vogël njerëzish dhe janë relativisht të panjohura për shkak të popullariteti të katër shkollave të mëdha; gjithashtu, shumë kanë vdekur ose nuk janë regjistruar mjaftueshëm nga ndjekësit e tyre që të mbijetojnë.

Interpretimin e Sheriatit për të nxjerrë vendime të veçanta (si p.sh. për t'u falur) njihet si Fikh, e cila fjalë për fjale do të thotë mirëkuptim. Një medh'heb është një traditë e veçantë e interpretimit të fikhut. Këta dijetarë përqendrohen në prova të veçanta (Shafi'i dhe Hanbali) ose parimet e përgjithshme (Hanefi dhe Meliki) të cilat rrjedhin nga dëshmitë specifike. Dijetarët kanë filluar si dijetarë mysliman në katër shekujt e parë të Islamit. Pasi që këta shkolla përfaqësojnë shprehi të qarta metodologjike për interpretimin e Sheriatit, ka pasur pak ndryshime në metodologji vetvetiu. Megjithatë, pasi që mjedisi shoqëror dhe ekonomik ndryshon, janë bërë rregulla të reja të fikhut. Për shembull, kur u shfaq duhani i shpall si i 'papëlqyeshëm' për shkak erës së tij. Kur informacionet mjekësore treguan se pirja e duhanit është e rrezikshme, vendimi u ndryshua në 'e ndaluar'. Fikhet aktuale përfshijnë gjëra siç janë shkarkimi i softwareve të piratizuara dhe klonimin. Konsensusi është që Sheriati nuk ndryshon por vendimet e fikhu ndryshojnë gjithë kohën.

Një medh'heb nuk duhet të ngatërrohet me një sekt fetar. Mund të ketë dijetar që i përfaqësojnë të gjitha medh'hebet që jetojnë në komunitete më të mëdha myslimane, dhe varet nga ata që konsultojnë për të vendosur se cilën shkollë ata e preferojnë.

Të gjitha Shkollat dhe degët e Islamit të ndryshme të treguara ma ngjyra

Shumica dërrmuese (përafërsisht 80-90% e myslimanëve mbarë botës e praktikojnë islamin sunnit. Pjesa tjetër janë Shia së bashku me grupe të vogla siç janë Ahmedija dhe Harixhite.

Traditat teologjike sunnite

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Disa dijetarë islamik janë përballur me pyetje për të cilat ata mendojnë se nuk janë të përgjigjura në mënyrë eksplicite në Kur'an, e sidomos pyetje në lidhje me rebusin filozofik, siç janë Natyra e Zotit, ekzistenca e dëshirës së lirë të njeriut, ose ekzistencës së përjetshme të Kur'anit. Dijetar të ndryshëm të teologjisë dhe të filozofisë janë zhvilluar në përgjigjen e këtyre pyetjeve, secili duke pretenduar të jetë e vërtetë nga Kur'ani dhe tradita myslimane (sunneti). Në mesin e sunnitëve, traditat dominante kanë qenë këta në vijim:

  • Ethari (arabisht: أثري), ose tekstualizimi rrjedh nga fjala arabe ethar, që do të thotë, fjalë për fjale mbetje dhe gjithashtu duke i'u referuar tregimeve. Dishepujt e tyre quhen Ethari. Eharit konsiderohen si një nga tre shkollat sunnite të Akidahut: Eshari, Meturidi dhe Ethari.
    • Metodologjia Ethari e interpretimit tekstual është për të shmangur gërmimin në spekulime të gjëra teologjike. Ata besojnë në Allahun dhe karakteristikat e Tij në mënyre se si janë përmendur në Kur'an, Sunnet dhe nga Sahabët. Ata nuk përpiqen të interpretojnë më tutje tekstet e lartë përmendura duke i'u dhënë një kuptim të fjalëpërfjalshëm siç është Ẓāhirīs as përmes tahrif (shtrembërimit), alegorisë, metaforës, krahasimit, as ta'tiil (mohimit). Ata i shmangin hyrjet në diskutimet filozofike dhe racionale të çështjeve në lidhje me besimet islamike që nuk janë mbështetur në Kur'an, Sunnet apo të kuptuarit e Sahabëve me formulimin e veçantë; më tepër, diskutimet dhe paraqitjet e tyre të besimeve sillet tërësisht rreth dëshmive tekstuale që gjenden në këto burime, duke mos e marrë as rrugën e literaistëve, Ẓāhirīs. Etharis besojnë se kjo është metodologjia e respektuar nga tre gjeneratat e para myslimane (dmth. Selefët), duke e bërë atë shkollën e Sunnitëve Akidah që ata e besojnë si më e afërta e së vërtetës