Klubet Studentore
Klubi i Ditëve Festive
Klubi i Ditëve Festive i UBT-së i kushton një rëndësi të madhe ditëve festive kombëtare dhe ndërkombëtare, studentët zhvillojnë aktivitete që simbolizojnë dhe përfaqësojnë denjësisht datën e një ngjarje të caktuar historike.
Klubi i Sportit
Tashmë Sporti është një traditë motivuese për studentët e UBT dhe një mundësi socializimi duke ndarë të njëjtat pasione.
Në Universitetin Bujqësor të Tiranës janë aktiv ekipet në disiplinat e Futboll, Futsallë, Basketboll, Volejboll, dhe Ping-Pong.Ky aspekt është shumë i rëndësishëm në ofrimin e mundësive ndaj çdo studenti të shprehë talentin në sportet, që janë dhe pasionet e tyre. Është një mundësi fantastike socializimi, të qenurit aktiv fizikisht, dhe mbi të gjitha, nxitja e garës mes të rinjve.
Klubi i Agronomëve
Klubi Agronomëve është një organizim studentor i Fakultetit të Bujqësisë dhe Mjedisit me qëllim zhvillimin e aktiviteteve me të ftuar profesionist nga fusha e agronomisë, aplikimin e dijeve në terren dhe kyrerjen e studimeve me njëri – tjetrin.