(Translated by https://www.hiragana.jp/)
Media | Universiteti Bujqësor i Tiranës

      Prof. Dr. Erinda Lika  

      Zëvendës Rektore për Shkencën dhe Projektet në Universitetin Bujqësor të Tiranës ka zhvilluar një intervistë për Televizionin A2 CNN mbi ndikimin e mikroplastikës në shëndetin publik. 

      Si eksperte e fushës ajo ka shpjeguar mënyrat se si individi vihet në kontakt me mikroplastikën gjatë përditshmërisë, rrugët e përçimit të saj dhe rreziqet që ajo ka në shëndet.

      Për më shumë ju lutem ndiqni linkun:

      https://www.youtube.com/watch?v=bjV_IVeecHs

      Prof. Asoc. Dr. Fatmir Guri 

      Shefi i Departamentit të Ekonomisë dhe Politikave të Zhvillimit Rural në Fakultetin e Ekonomisë dhe Agrobiznesit, Prof. Asoc. Dr. Fatmir Guri ka dhënë një intervistë për Tv Klan lidhur me rëndësinë e binjakëzimi të Universitetit Bujqësor të Tiranës me një ndër universitetet më të mira europiane, siç është Universiteti BOKU i Vienës, që do të sjellë një transformim rrënjësor të këtij institucioni.

      Ai theksoi se kjo marrëveshje është një arsye më shumë pse maturantët duhet të zgjedhin të studiojnë në këtë universitet, duke shtuar faktin që mundësitë e punësimit për të sapodiplomuarit në UBT janë thuajse të sigurta prej nevojës së lartë që ka tregu për profesionistë të kualifikuar të fushës. 

      Për më shumë ju lutem ndiqni linkun:

      https://youtu.be/HwwvrsdgBxk?si=STM3dUBrbzjqgqfG

      STARTUP10 project: call for local startups operating in the green and blue economy

      The STARTUP10 call for startups aims at selecting 140 startups companies operating in the green and blue economy, located in the ten target countries of the project (Albania, BiH,  Algeria, Tunisia, Egypt, Lebanon, Jordan, Kenya, Ethiopia, Uganda). They will benefit of a 6-months coaching program in their countries, present a pitch of their entrepreneurial project to an international jury, and win an additional 3-months period of collaboration with an Italian company for an Open Innovation program, a voucher up to €5.000,00 to be used for enhancing their business and the opportunity to come to Italy for an international event where their business will be presented to the community of Italian companies, investors and other stakeholders of the innovation ecosystem.

      Pse duhet të studioni në Universitetin Bujqësor të Tiranës?

      Universiteti BOKU i Vjenës, Austri “MBËRRIN” në UBT }  

      Rektori i Universitetit Bujqësor të Tiranës, Prof. Dr. Fatbardh Sallaku, u shpreh se marrëveshja e nënshkruar me Universitetit BOKU të Vjenës shënon një moment histori
      k dhe Qëllimi UBT me BOKU është që të kthehemi në një qendër rajonale për gjithë Ballkanin. Gjithashtu në këtë projekt ne parashikojmë që minimalisht në harkun kohor të katër viteve mbi 200 student të studiojnë në Vjenë, ku dhe më shumë se 100 pedagog do jenë në shkëmbime.


      UNIVERSITETI BUJQËSOR I TIRANËS


      Përfundon rindërtimi për godinën e 

      Fakultetit të Bioteknologjisë së Ushqimit  
      dhe  
      Klinikës Veterinare

       

      Prof. Dr. Lumturi Papa

      Përgjegjësja e Departamentit të Shkencave Zooteknike në një intervistë për televizionin SCAN mbi vështirësitë në bujqësi.

      Teksa ka folur më gjerësisht rreth temës ajo sygjeron mbështetjen për fermat e vogla për të nxitur gjithnjë e më tepër zhvillimin e tyre dhe të sektorit.

      Për më shumë:

      https://youtu.be/PsKDl1xaT1k?si=MnRZRqpXI1BQ3eTz

      Zëvendës Rektori për Mësimin Universitetin Bujqësor të Tiranës, Prof. Dr. Ilir Kapaj ka zhvilluar një intervistë televizive për Radio Televizioni Shqiptar. 

      Tema mbi të cilën ka folur Prof. Dr. Ilir Kapaj ka të bëjë me bujqësinë e zgjuar, pra përdorimi i teknologjisë moderne nga fermerët dhe nevoja e trajnimit të tyre nga ekspertët e fushës. 

      Për më shumë: 

      https://lajme.rtsh.al/artikull/bujqesia-e-zgjuar-perdorimi-i-teknologjise-moderne-nga-fermeret-gati-dhe-trajnimi-i-tyre

      Ne jemi SOCIAL