Grykohori
Appearance
Grykohor
Γραικοχώρι | |
---|---|
Fshat | |
Popullsia | |
• Gjithsej | 1,346 |
Emri i banorëve | Grykohorit ose Grikohorit |
Grykohor ose Grikohor (greqisht: Γραικοχώρι/Graikokhorí) është fshat në qarkun i Çamërisë, Greqi.
Gjeografia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Nga veriu Grykohori kufizohet me Gumenicën dhe Salicën, nga jugu me Nistën, nga perëndimi me Ledhezën, nga jugperëndimi me Pllotarenë dhe nga lindja me Nuneshatin e Sharatin. Para Luftës së Dytë Botërore, Grykohor kishte këto lagje: Alangurénjtë, Alimàtë, Argëlézanj, Bererë, Beqatë, Cangaratë, Cimenatë, Fetahenjtë, Gjinovatë, Gjinlekë (sot katund), Katundi, Mamolatë, Psaka, Strefatë, Sullahmatë, Shukuratë, etj.[1]
Toponimet të fshatit Grykohor:(Para Luftës së Dytë Botërore)[2]
- Açukal – kodër, ku ka qenë një mulli ere, në V.
- Ajdini — pyll, në JP.
- Ar’ e Dimërenje - arë, në VP.
- Ar’ e Fshesës – qafë, në P.
- Arat e Husos – ara, në V.
- Ar’ e Isakut – arë, në qendër.
- Ar’ e Kokës – arë, në V.
- Ar’ e Lagjushit - arë, në J.
- Ar’ e Lekës – arë, në L.
- Ar’ e Madhe – are, në J.
- Ar’ e Nurkës - arë, në mal, në J.
- Ar’ e Njeriut Madh - arë e vjetër për të cilën tradita thotë se dikur në kohën e Iashtë aty ka punuar dhe jetuar një njeri me trup gjigandi, në V.
- Arat e Lazes – ara, në P.
- Balli i Bulgjerit - faqe mali, në L.
- Bedùle - baçë me portokalla, në P.
- Bira e Shiqeprëmtes - vrimë në shpellë, në J.
- Bokrrimat e Shurez - bokërrima të kuqe, në V.
- Botaz – ullishte, në V.
- Bregu i Mazit - breg, në VP.
- Bregu i Mazhit – breg, në P.
- Brinjëza – brinjë, në J.
- Brreshkëza – breg, në V.
- Bufi i Shëngjergit - burim pranë gëmadhave të njij manastiri, në V.
- Burim i Xarrës – burim, në P.
- Çuk e Fikut – çukë, në V.
- Çuk e Grikës – çukë, në P.
- Çukat e Mezanit – ara, në L .
- Çukat e Mezanit — ara, në V.
- Çuk e Varrit – kullotë, në L.
- Çuka Kukuma – çuke, kullotë në L.
- Dardh’ e Lules - baçë me ullinj, në L.
- Dàuleza – shkëmb, në VL.
- Dhafina – ara, në P.
- Dhrizazi - fushë me ullinj, në P.
- Ferrazt – ullinj, në J.
- Fiteja – ara, në P.
- Galbajthi - faqe mali, në V.
- Gata - faqe mali me ullinj, në L.
- Gorrica - arë, në J.
- Gorric’ e Hakos – kullotë, në L.
- Grav’ e Lekës – shpellë, në V.
- Grav’ e Nik Lekës - guvë, sterrë,në L.
- Grav’ e Xarrës - shpellë.
- Grik’ e Kallmit - arë, në J.
- Grik’ e Sulës – arë, në L.
- Grik’ e Vllahës – grykë mali, në L.
- Grop e Musait - ullinj në një gropë, në J.
- Gropat – ara, në J.
- Gurët e Belizdrës – gur, në L.
- Gurëzet e Stanit – gur, në L.
- Gur’ i Gravazet – gur, në L.
- Gjiri i Radhoit - vend në mal, në P.
- Gjistiri - kullotë, në L.
- Hunda e Konotopit – arë, në P.
- Irat – ulli, në J.
- Kalaja - kale e ndërtuar apo e rindërtuar nga All Pashë Tepelena, në V.
- Kàllmi – kullotë, në L.
- Klisha – kishë, në L.
- Klisha e Kukumes – kishë, në P.
- Kokëlza - ara e ullinj në fushë, në V.
- Kollovréq/i — kullotë, në L.
- Kollovreshi — ullinj, në J.
- Konaqe - ara e ullinj, në P.
- Korica – ullinj, në L.
- Koshtani – kullotë, në V.
- Kreu i Sheshit — ara, në J.
- Kroi Dhimës – krua, në V.
- Kroi Poshtëm - krua në rrëzën e malit, në P.
- Kroi Sipërm - krua në mal, në P.
- Kroi Shkozës – krua, në P.
- Kroi Zerrës – burim, në L.
- Kroi Zubës – krua, në L.
- Kuduze (kuduza) - pyll, në L.
- Kujthi - ara, në J.
- Kulat - troje, në qendër.
- Kulluret — ullinj, në J.
- Lëm’ i Benos – arë, në J.
- Lëm’ i Dërrasës - vend dërrasë, në J.
- Lëm’ i Elezit - lëm’ i vjetër, në L.
- Lëm’ i Mulcathit – lëmë, në P.
- Lëm’ i Plakut – lëmë, në P.
- Lëm’ i Verdhëlës – lëmë, në P.
- Lëm’ i Xarrës - lëmë, në L.
- Lisa - vend me lisa.
- Lis’ i Lamerkës - baçe me ullinj, në P.
- Lis’ i Shakullit - kullotë, në L.
- Lisat e Xhanit - lisa e kullotë, në P.
- Lofata – kullotë, në P.
- Lofatëza – arë, në J.
- Lubeci – kullotë, në P.
- Luc’ e Ballit – lerë, në P.
- Mal’ e Bishtit – pyll, në JP.
- Mal’ e Lubecit – kullotë, në P.
- Manastiri – gërmadhë, në P.
- Mingladhéza – kullotë, në J.
- Mulcathi — fushë në mal, në P.
- Mullaga — ara, në L.
- Mulliret – baça, në L.
- Mulliri Dërrases — mulli, në J.
- Mulliri Gjinovate — mulli i lagjes Gjinovat, në V.
- Mulliri Mulla Mezanit – mulli, në V.
- Mulliri Panos — mulli, në V.
- Mulliri Shuane – mulli, në P.
- Mulliri Shurdhes – mulli, në V.
- Mulliri Xhafer Gjinovës – mulli, në L.
- Panipera – kullotë, në L.
- Perdhiqi – arë, në VL.
- Përroi Liqésë - përrua, në L.
- Përroi Sterrës – përrua, në L.
- Përroi Thëllezës - përrua, në L.
- Përroi Xhindeve - përrua ku thoshnin se ka xhinde.
- Përroi Zumrése - përrua i thellë.
- Pilli i Prrënjos - pyll e bokërrimë, në V.
- Pilli i Shavagalit - përrua, në qendër.
- Plaf/i – arë, në J.
- Prrar’ i Balos - shesh me ullinj, në P.
- Prrar’ i Lamerkës - përral i madh, në P.
- Puset e Vaasë - 4 puse, në L.
- Pus’ i Arapit - pus në mal, në L.
- Pus’ i Baltaze – pus, në V.
- Pus’ i Ledhezit – pus, në J.
- Qaf’ e Bajrakut – qafë, në L.
- Qaf’ e Fikut - qafë bregoreje, në J.
- Qaf’ e Fshesës – qafë, në P.
- Qaf’ e Kaçerrit – qafë, në L.
- Qaf’ e Kukumës - qafë mali, në VL.
- Qaf’ e Kurait – qafë, në P.
- Qaf’ e Manástirit – qafë, në J.
- Qaf’ e Patagomës – qafë, në P.
- Radhoi Zumrésë – shkëmb, në P.
- Raq i Peshtanit – kodër, në J.
- Rraha - pyll e ullinj, në V.
- Rrap’ i Xhamisë — rrap i madh pranë xhamisë, në qendër.
- Rripaz — ara, në J.
- Sokaku - sheshe me uIlinj, në J.
- Spitharet e Lëmit – ara, në L.
- Sterra - sterrë.
- Shakulli - ara në faqe mali, në P.
- Shalëza - arë, në JP.
- Shavàgali - bregore me ulli, në VL.
- Shegeza - ara, në P.
- Shesh’ i Xhamisë Re – shesh, në qendër.
- Shëllë – ara, në L.
- Shëllëri Xha Ndines.
- Shëmpjetër – pyll, në J.
- Shënkolla – gërmadhë, në qendër.
- Shirrazi - bregore me ullinj, në V.
- Shkallat - vend shkëmb, në P.
- Shkalleza - faqe mali e kullotë, në L.
- Shkëmb’ i Birës – shkëmb, në P.
- Shkëmb’ i Lagjushe – kullotë, në L.
- Shkëmb’ i Kurait – shkëmb, në P.
- Shkëmb’ i Plakut – shkëmb, në V.
- Shtegeza - shteg, në V.
- Shtrung’ e Lamerkës - shtrung e vjetër, në V.
- Trap’ i Mulla Xhemit – kullotë, në L.
- Ulliri Ali Pashait – ulli, në L. “Këtë ulli e ka mbolasur (shartuar) vetë Ali Pasha, pë besnikun e tij ka Grikohori, Abedin Fetahun”. (Luftie Fetahu)
- Vaja – livadh, në P.
- Veliko – ara, në L.
- Velik’ e Xha Ndines - lisa e kullotë në mal.
- Verdhëla (Verdhëza) - mali i Grikohorit, në V.
- Verret e Jorganit - varre afër Bregut Livadhit.
- Xarra – burim, në V. (Xarrat - shpella në L.)
- Xhami e Katundit – xhami, në P.
- Xhami e Kukumes — xhami, në V.
- Xhami e Re – xhami, në qendër.
- Xhami e Vjetër – xhami, në P.
- Zavalia e Mesit - në J.
Lidhje të jashtme
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Burimet
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ Fatos Mero Rrapaj (1995). Fjalori Onomastik i Epirit. Eurorilindja. f. 165-168.
- ^ Rrapaj. Fjalori Onomastik i Epirit. 1995. f. 165. Treguan: 1) Resul Jaho, 83 vjeç, analfabet, nga Grykohori, refugjat i vitit 1944. Sot me banim në Fier. 2) Beqir Isa Beqiri, 60 vjeç, puntor, analfabet nga Grykohori, refugjat i vitit 1944. Sot me banim në Vlorë. 3) Sali Ali Fetahu, 69 vjeç, bari, analfabet, nga Grykohori, refugjat i 1944-ës, sot me banim në Levan.