Manxhari
Manxhar
Κυπάρισσος | |
---|---|
Fshat | |
Popullsia | |
• Gjithsej | 196 |
Manxhar (greqisht: Κυπάρισσος/Kipárissos) është fshat në qarkun i Çamërisë, Greqi. Përpara vitit 1958, fshati është njohur me emrin e vjetër në formën greke Μαντζάριον/Mantzárion.[1] Në vitin 1960 emri i vendbanimit ishte ndryshuar prej Άγιος Αρσένιος/Áyios Arsénios më emrin greke të tjerë si Κυπάρισσος/Kipárissos.[2]
Gjeografia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Nga veriu Manxhari kufizohet me Sollopinë, nga jugu me lumin Kalama, nga lindja me Muzhakën dhe nga perëndimi me Sklavin.
Toponimet të fshatit Manxhar:(Kjo nuk është një listë e plotë të toponimeve për këtë fshat. Për më shumë informacion, shih shënimin më poshtë)[3]
- Grava — shpellë që nxën gjer më 200 kokë bagëti t’imta.
- Klisha e Shënjanit – kishë, në L.
- Klisha e Topallit – kishë, në L.
- Lumi i Kalamajt — lumi Kalama, në J.
- Qiparisi - kodër e veshur me lisa, në V.
- Shnminai — kishë, në V.
- Shpell’ e Shënminait – shpellë, në V.
- Ullit e Qeparisit – ullinj, në V.
- Vaj’ e Vratilës - va lumi që del në Vratilë, në J.
Demografia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Fshati ishte dhe ende është e banuar vetëm nga popull shqipfolës ortodokse.
Familjet në fshatin Manxhar:[4]
Bimenj, Filenj, Hito (Nikoll Hito), Jori, Kolo, Kostaqenj, Kulla, Lolenj (Shull Lolo), Llollo (Gaq LIollo), Llambro, Miçello, Nikolla (Bush Nikolla), Qirjenj (Kristo Qirjo), Shafllanenj, Shkodra (Shozho Shkodra).
Burimet
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ Πανδέκτης: Mantzárion – Áyios Arsénios
- ^ Πανδέκτης: Áyios Arsénios - Kipárissos
- ^ Fatos Mero Rrapaj (1995). Fjalori Onomastik i Epirit. Eurorilindja. f. 76-77. Shënim: Për shkak të luftës së ftohtë, komunizmit dhe kufirit të mbyllur, studiuesi Fatos Mero Rrapaj nuk ishte në gjendje për të mbledhur një listë e plotë të toponimeve së fshatrave shqipfolës ortodokse. Informatorët e tij ishin shqiptarë muslimanë, të cilët kishin ndërveprime të vogla me këto fshatra. Treguan: 1) Braho Iljazi Vila, 73 vjeç, nga Muzhaka e Filatit, sot banon në Poro të Vlorës. 2) Zeqir Mehmet Qemali, 63 vjeç nga Njihor i Paramithisë, sot banon në Tiranë. tetor 1972.
- ^ Rrapaj. Fjalori Onomastik i Epirit. 1995. f. 76.