(Translated by https://www.hiragana.jp/)
Kushovica - Wikipedia Jump to content

Kushovica

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Kushovicë
Αγία Μαρίνα
Fshat
Popullsia
 • Gjithsej335
Emri i banorëveKushovicjot

Kushovicë (greqisht: Αγία Μαρίνα/Agia Marína) është fshat në qarkun i Çamërisë, Greqi. Përpara vitit 1953, fshati është njohur me emrin e vjetër në formën greke Κουσοβίτσα/Kousovítsa.[1]

Nga veriu Kushovica kufizohet me Salicën, Peshtanin e Sharatin, nga jugu me Skopjonën, nga lindja me Globoçarin, nga perëndimi me Grykohorin dhe nga jugperëndimi me Nistën. Para Luftës së Dytë Botërore, Kushovicë kishte këto lagje: Dukàtë dhe Paskatë.[2]

Toponimet të fshatit Kushovicë:(Para Luftës së Dytë Botërore)[3]

  • Ar’ e Dushit - arë, në V.
  • Ar’ e Madhe - arë, në P.
  • Ar’ e Nanes - arë në një breg që e ka pasur një grua plakë, në J.
  • Ar’ e Shtirit - arë, në L.
  • Arat e Duros – ara, në L.
  • Ball’ i Psakëzës - faqe me psaka, në V.
  • Bokrrim’ e Bardhë – bokërrimë, në L.
  • Bokërrim’ e Sinorit – bokërrimë, në V.
  • Bregu – breg, në V.
  • Bregu Shtëpive - breg, në V.
  • Breshkëza – kullotë, në P.
  • Bulgjeri – kullotë, në P.
  • Buz’ e Vllahës - buzë e një shkëmbi të madh, në V.
  • Çukëza - arë në mal, në L.
  • Dhiare - vend ku dheu është i bardhë, në L.
  • Eshkëlat – ara, në P.
  • Fiqet – ara, në V.
  • Galbajthi – kullotë, në L.
  • Gërmadhëza - ara e gërmadha, në L.
  • Globoçare (Globoçara) – rrëke, në qendër.
  • Gonéja – arë, në grykë, në P.
  • Gonej’ e Mukate – ara, në P.
  • Gonej’ e Sakos - arë, në fushë, në P.
  • Gorric’ Klishës - gorrica te gërmadhat e kishës, në P.
  • Gorric’ e Kserës - gorricë e madhe, në qendër.
  • Grav’ e Çukës – shpellë, në J.
  • Grav’ e Nik Lekës – shpellë, në L.
  • Grav’ e Përroit LIahës – shpellë, në V.
  • Grika - gryke kodrash, në L.
  • Grik’ e Likopodhit – grykë, në V.
  • Grop’ e Varres – ara, në P.
  • Gropat e Brahos - ara në grope, në L.
  • Gur i Lumit – shkëmb, në L.
  • Kalaja e Urgàrës - gërmadhë kalaje në mal, në P.
  • Karavài – ara, në P.
  • Katërlisëla – arë, në P.
  • Klisha – kishë, në P.
  • Kojdheleza - rrugë me dredha në faqen e malit, në V.
  • Konopica - arë, në J edhe në P.
  • Krekëza - vend ku dheu është i bardhë, në L.
  • Kroi (i) Grave - krua ku lanin rrobat (gratë), në P.
  • Kronjet - tri krojë, në L.
  • Kserat – ara, në J.
  • Kshérr/i - arë, në L.
  • Kujthi - arë, në P.
  • Lëm i Gomarëve - arë ku kullosnin gomarët e fshatit, në P.
  • Lëm i Prrait - kodër me përrall, në P.
  • Lëm i Pusit - lëmë, në L.
  • Likopodhi – mal, në J.
  • Lis i Karavàit – ara, në J.
  • Lis i Ligáres - lis në fushë ku pushonin nën hijen e tij udhëtaret e fshatrave që kalonin, në J.
  • Lis i Sheshit — lis në faqen e malit, në P.
  • Makrohori — arë, në P.
  • Mal i Urgarës — mal, në P.
  • Manastiri — gërmadhë manastiri në një breg, në L.
  • Mikrez/a – bregore, në V.
  • Mileza - qafë mali, në L.
  • Mulliri Fushës - mulli drithi që punon me ujë, në L.
  • Mulliri (i) Polonit - mulli që punon me ujë, në L.
  • Mulliri Prrishur - gërmadhë mulliri.
  • Murcàf/i – arë, në P.
  • Nisqote (Nisqota) – ara, në P, edhe në L.
  • Palofshati - gërmadhë në mal e fshatit të vjetër të Kushovicës, në P.
  • Pilli (i) Konopicës – pyll, në P.
  • Pill i Shkozës – pyll, në P.
  • Pill i Vilave - pyll, në V.
  • Poçélez/a - spithar në formën e poçes, në P.
  • Poloshati – ara, në L.
  • Potisjòne/a – ara, në J.
  • Prrari Pusit - përrall i madh pranë një pusi, në L.
  • Proi Globoçarit - përrua, në L.
  • Prroi Grave - përrua ku gratë lanin rrobat, në V.
  • Prroi Karavait - përrua, në P.
  • Prroi Likopodhit – përrua, në J.
  • Prroi Llahës - përrua, në V.
  • Prroi Sheshit - përrua, në P.
  • Pus i Breganjàrëve – pus, në J.
  • Pus i Durrahmanit – pus, në J.
  • Pus i Polonàte – pus, në J.
  • Pus i Priftate – pus, në J.
  • Pus i Ri – pus, në L.
  • Qaf’ e Bejkut – qafë, në L.
  • Qaf’ e Kalasë – qafë, në P.
  • Qaf’ e Karavait – qafë, në P.
  • Qaf’ e Varres – qafë, në P.
  • Qiuri Males – varr, në J.
  • Rrahu i Lekës - grykë përroi, në L.
  • Rrip i Xhanagës - arë vakëf, në L.
  • Spithar i Arapit - spithar në shkëmb, në P.
  • Stamàtëla – ara, në P.
  • Stan i Vllahut - kodër, në V.
  • Stan i Tashit - bregore në fushë, në V.
  • Sheshi - shesh në mal, në P.
  • Shkalla e Malit - shkallë, në P.
  • Shkall’ e Mitros – shkallë, në L.
  • Shkallëza - rrugë malore që kalon për në Pllotare, në L.
  • Shkëmb i Gonesë - shkëmb, në P.
  • Shkëmb i Kaçélit - shkëmb, në P.
  • Shkëmb i Kullumbës - shkëmb, në JP.
  • Shkëmb i Thierit - shkëmb, në J.
  • Shkoz/a – pyll e ara, në P.
  • Shtegu i Lopëve - shteg shkëmbor ku kalonin lopët, në P.
  • Shtrung’ e Raqit - shtrungë, në P.
  • Trap i Urgarës - grykë mali, në P.
  • Trepe – ara, në V.
  • Ulliri Shtmrëmbët - ulli, në qendër.
  • Vaja - va, në P.
  • Vakëfet - ara të xhamisë, në P.
  • Varikoi Sakos në fushë - kullotë, në J.
  • Varrez - ara, në L.
  • Varrezt e Dulit – varre, në L.
  • Varr i Kàurit - ara e ullinj, në V.
  • Vësht i Baliut - arë, në L.
  • Vilat – ara, në J.
  • Vllaha – përrua e kullotë, në V.
  • Vurgara – mal, në L.

Familjet në fshatin Kushovicë:(Para Luftës së Dytë Botërore)[4]

Breganjarë (muhamedane), Lacénjtë (muhamedane), Lolinjarë (të krishterë), Mehmetshanë (muhamedanë të ardhur nga Mazreku i Margëlliçit), Moklatë (Moka), Paskanj, Polonàtë, Priftatë, Rizot dhe Trënadfilénj (të krishterë).

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
  1. ^ Πανδέκτης: Kousovítsa - Agia Marína
  2. ^ Fatos Mero Rrapaj (1995). Fjalori Onomastik i Epirit. Eurorilindja. f. 178.
  3. ^ Rrapaj. Fjalori Onomastik i Epirit. 1995. f. 179-181. Treguan: 1) Mezan Harun Xhemali, 70 vjeç, bari, analfabet, nga Kushovica, refugjat i vitit 1944. Sot banon në Vlorë. 2) Ramadan Hasan SuIejmani, 55 vjeç, bari, analfabet, nga Kushovica, refugjat i vitit 1944. Sot banon në Vlorë. 3) Duro Tahir Durrahmani, vjeç 60, bari, analfabet, nga Kushovica, refugjat i viti 1914. Sot banon në Vlorë.
  4. ^ Rrapaj. Fjalori Onomastik i Epirit. 1995. f. 178.