1.Qeverisja e qëndrueshme e burimeve pyjore dhe kullosore
Ndër objektivat e Programit të Shkollës së Doktoraturës mund të specifikohen:
- Të formojë specialistë me njohuri bashkëkohore teorike dhe shkencore në fushën e menaxhimit të qëndrueshëm të burimeve pyjore,
- Të formojë specialistë të aftë praktikisht pë të vlerësuar dhe identifikuar problemet e sektorit të pyjeve dhe për të ofruar zgjidhje në baza shkencore të këtyre problemeve.
- Të pregatisë specialistë të aftë për të kryer analiza të detajuara të problemeve të sektorit të pyjeve duke ofruar zgjidhje në perputhje me strategjinë kombëtare të sektorit të pyjeve.
- Të pregatisë studiues të aftë për të kryer punime shkencore e akademike duke kontribuar në ngritjen e cilësisë së mësimdhënies në Universitete.